Urimet janë një pjesë e pazëvendësueshme e jetës sonë, duke na shoqëruar në udhën tonë të përditshme dhe duke na kujtuar vlerat e ndryshme që sjell jeta në çdo kohë. Nga urimet sot në të kaluar dhe nga e kaluara në sot, shohim një pasqyrë të rëndësishme të zhvillimeve dhe ndryshimeve që kanë ndodhur në shoqërinë tonë.
Nga ana historike, urimet kanë qenë një pjesë e ndryshimeve të mëdha shoqërore dhe kulturore. Në kohët e lashta, njerëzit bënin rituale dhe ofronin urime si një mënyrë për të festuar ngjarje të rëndësishme në jetën e tyre. Kjo traditë ka evoluar me kalimin e kohës dhe ka pësuar ndryshime sipas kulturave dhe kontinenteve.
Në ditët e sotme, urimet janë një pjesë e përditshme e komunikimit tonë, veçanërisht me ardhjen e teknologjisë dhe rrjeteve sociale. Njerëzit shpesh përdorin mesazhet e urimit për të shprehur gëzim, dashurinë, dhe mirënjohje në momente të veçanta. Në këtë krahasim, disa aspekte dalluese dalin në pah si të mënyra e komunikimit: sot teknologjia dhe rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën e komunikimit, duke bërë mesazhet të shkurtra dhe të shpërndara me shpejtësi përmes tekstit, email-it dhe rrjeteve sociale. Në të kaluarën komunikimi bazohej në tradita dhe rituale, duke kërkuar një angazhim më të thellë fizik dhe emocional. P.sh rikujtojmë kohën e letrës dhe vajta për në postë për ta dërguar atë. Teknologjia urimet i përcjellë përmes imazheve, video dhe simboleve, mesazheve me emoji, por në to shpesh mungojnë emocionet reale. Shpesh urimi bëhet thjesht copy-paste (shqip kopje-ngjitje) nga njëri person te tjetri dhe e humb veçantinë. Në të kaluarën urimet janë bërë gojarisht dhe përballë personit duke bartur dhe përcjellë kështu emocione të veçanta .
Në përfundim, pavarësisht ndryshimeve kohore dhe teknologjike, urimet mbeten një pjesë thelbësore e jetës njerëzore. Ndërsa forma dhe mënyra e shprehjes së tyre kanë evoluar, qëllimi i tyre kryesor ka mbetur i njëjti: shprehja e gëzimit, solidaritetit dhe lidhjes njerëzore nëpër kohë dhe kultura të ndryshme.
Donika Lulgjuraj
