Tuz- Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz ka kremtuar 110 vjetorin e fillimit të punës së saj, me një ceremoni solemne në të cilën kanë marrë pjesë nxënës e mësimdhënës jo vetëm të kësaj shkolle por dhe të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të Drejtorisë për Arsimimin e Popujve Pakicë në Mal të Zi, të Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore, përfaqësues të partive politike në vend, përfaqësues të Ushtrisë së Malit të Zi, personalitete të fushave të ndryshme, prindër, donatorë e miq të shkollës.
Në fillim të këtij manifestimi është intonuar himni i Malit të Zi, ndërsa më pas, moderatorët e programit kanë shfaqur një historik të shkurtër të themelimit të kësaj shkolle si dhe një sërë suksesesh dhe projektesh që kjo shkollë ka arritur të realizojë sidomos gjatë këtij viti shkollor. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “762” të revistës Koha Javore