U ekspozuan edhe vepra të autorëve shqiptarë

Në Panairin e Tetëmbëdhjetë Ndërkombëtar të Librit dhe të Arsimit në Podgoricë, mori pjesë për herë të parë edhe Komuna e Tuzit. Nga ky institucion kanë njoftuar se qëllimi i pjesëmarrjes së tyre në panair, është promovimi i autorëve nga Malësia dhe prezantimi i monografive të botuara nga vetë Komuna e Tuzit: monografia “Maestro Gjelosh Gjokaj” kushtuar piktorit të ndjerë, Gjelosh Gjokajt, dhe monografia “Xhubleta dëshmitare e lashtësisë sonë”, kushtuar “Vitit të Xhubletës” në Komunën e Tuzit

Podgoricë – Në Panairin e Tetëmbëdhjetë Ndërkombëtar të Librit dhe të Arsimit që u mbajt nga data 10-17 maj 2024 në Podgoricë, janë prezantuar mbi dyzetë tituj librash të autorëve të popujve pakicë në Mal të Zi të cilët kanë qenë të ekspozuar në stendën e Institucionit Publik- Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Popujve Pakicë në Mal të Zi.
Nga ky institucion i cili që prej para pak kohe drejtohet nga z. Gëzim Hajdinaga, kanë bërë të ditur se edhe në panairin e sivjetshëm, ashtu sikurse viteve të mëparshme, Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin Kulturës së Popujve Pakicë ka paraqitur veprimtarinë e saj botuese, përkatësisht mbi dyzetë tituj të vetëbotuar, vepra të cilat afirmojnë multikulturalizmin e botimeve.
“Ndër të tjera janë ekspozuar veprat e Basri Çapriqit, Anton Gojçajt, Qamil Sijariqit, Hysein Bashiqit, Zuvdija Hoxhiqit, Dimitrov Popoviqit, dr. Drashko Doshlakës, Veselin Konjeviqit, Miomir Maroshit, Ruzhdija Axhoviqit, Haris Zekiqit, të Saladina Dina Burxhoviqit, të Ledija Dushit, etj” u njoftua nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi (CEKUM).
Ndërkaq, në këtë panair janë ekspozuar edhe botimet e reja të Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, si: “Poezia e kroatëve bokelianë”, një antologji e poezisë kroate të Bokës), nga Dr. Zhelka Lovrençiq dhe Bozhidar Proroçiq, dhe Fjalori Romak/ dhe më shumë se kaq/ e autores, Dr. Vesna Deliq.
Po në të njëjtën stendë, u ekspozuan edhe vepra të shtëpive të tjera botuese, prej autorëve nga popujt pakicë në Mal të Zi.
Në Panairin e Tetëmbëdhjetë Ndërkombëtar të Librit dhe të Arsimit në Podgoricë, mori pjesë për herë të parë edhe Komuna e Tuzit. Nga ky institucion kanë njoftuar se qëllimi i pjesëmarrjes së tyre në panair është, promovimi i autorëve nga Malësia dhe prezantimi i monografive të botuara nga vetë Komuna e Tuzit: monografia “Maestro Gjelosh Gjokaj” kushtuar piktorit të ndjerë, Gjelosh Gjokajt, dhe monografia “Xhubleta dëshmitare e lashtësisë sonë”, kushtuar “Vitit të Xhubletës” në komunën e Tuzit.
Ndërkaq, në panairin e sivjetshëm të librit janë prezantuar mbi njëqind mijë tituj librash, të mbi njëqind shtëpive botuese nga Mali i Zi, rajoni dhe Evropa ndërsa u organizuan programe të ndryshme me mbi dyqind shkrimtarë, teoricienë, redaktorë, përkthyes, botues, kritikë, etj..

t. u.

Të fundit

më të lexuarat