Tufë poezish

Ali Gjeçbritaj

INTIME

Nuk folëm, qetësi
Nuk thamë asnjë fjalë
Si valë deti
Në dritë hëne
Udhëtuam lakuriq
Bjeshak u bë rrafsh
Termeti dridh trupat tanë
Në udhën e fshehtë
Takuam fatin tonë
I zgjata duart
Drejt tij në heshtje
Sonte nuk më akuzon nata
Që vrava errësirën
Me frymëmarrje të shtuar
U zvogëluam aq shumë
U bëmë një
Që nesër të zgjohesh
Më e rritur
Unë u treta në thërmija
U bëra copë e grimë
Jam struskur brenda teje
Jam zvogëluar,
nuk dukem
Rritja në çast
të zmadhojë

LISI I MENÇURISË
Thith ujin nga zemra e tokës
Si unaza nusesh rrathët në trupin tënd
Damarë burrërie urti pleqërie në kohë
Bijë e fisit iu solli ujë trimaven nën hijën e tij.

NATJA MIRË
Natja mirë u kjoftë
Natja mirë u kjoftë atje
Mirë se vjen goja u lumtë.

Ndesha mirë
Ndesha mirë të gjitha
Mirë se vjen ardhsh e bardhë.

Kjoshi t’bardha
Goja t’lumtë
E bardhë kjosh.

Tu ng’jatë jeta
Tu ng’jatë jeta dhe e mira
Ku më pe të patë e mira.

Fjalë më të bukura
Nga zemra jonë
Rrugëtojnë ndër mote
Në kohën tonë.

Të fundit

më të lexuarat