“Universiteti sot është rritur e zhvilluar. Në përbërjen e tij ka gjashtë fakultete e dy institute të kërkimit shkencor. Jemi zgjeruar me 26 programe studimi në ciklin e parë, 26 programe në ciklin e dytë, të ndarë në 12 masterë shkencorë dhe 14 masterë profesionalë, si dhe me Shkollën doktorale. Në auditoret tona studiojnë 8 mijë studentë, kryesisht nga Veriu dhe përtej kyfijve, nga Mali i Zi. Gjatë 60 viteve në Universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’ kanë studiuar 72 mijë studentë”, ka thënë rektori prof. dr. Adem Bekteshi
Shkodër – Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, institucioni lider i arsimit të lartë në Veri të Shqipërisë, në një ceromoni solemne ka zhvilluar të enjten në Teatrin “Migjeni” veprimtarinë përmbyllëse me rastin e 60-vjetori të themelimit.
Presidenti i Republikës Ilir Meta, drejtues të lartë të institucioneve të ndryshme, figura të njohura në fushën e arsimit, shkencës e jo vetëm, me praninë e tyre bënë që kjo ngjarje të marrë dimensionet e një ceremonie festive kombëtare.
Fjala përshëndetëse u mbajt nga Rektori i Universitetit të Shkodrës, prof. dr. Adem Bekteshi, i cili duke falënderuar punën ndër vite të të gjithë stafeve akademike u shpreh se jemi krenarë për çfarë kemi arritur.
Ardi Hoti
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “796” të revistës Koha Javore
