Thirrje të rinjve që të mos keqpërdorin internetin

Dita e Internetit të Sigurt organizohet çdo vit në muajin shkurt nga organizata dhe sektorë të ndryshëm anekënd botës, ku përmes aktiviteteve të shumta nxisin përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt, informimin por dhe apelin ndaj fëmijëve dhe të rinjve për të qenë të vëmendshëm gjatë përdorimit të rrjeteve online

Tuz- Klubi i vullnetarëve të Gimnazit “25 Maji” në Tuz ka shënuar 9 shkurtin- Ditën ndërkombëtare të Internetit të Sigurt nëpërmjet disa seminareve të cilat u organizuan nga nxënësit e viteve të para, të dyta dhe të katërta.
Në këto seminare ata kanë diskutuar në hollësi për rrjetin e gjerë të internetit, për dobitë që sjellë përdorimi i tij, por edhe për pasojat që sjellë keqpërdorimi i tij sot në këtë kohë të evoluimit të hovshëm të teknologjisë së informacionit online. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “803” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat