Thesar i mençurisë popullore

Veterineri i pasionuar nga Ulqini, Ruzhdi Hasanaga, ka botuar kohë më parë librin “Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi”.
Libri është fryt i punës së tij në terren, gjatë kohës që ai ka punuar si veteriner, duke lëvizur nëpër treva të ndryshme shqiptare në Mal të Zi. Krahas punës së tij primare, ai ka vjelur me kujdes krijimtarinë popullore, këtë thesar të çmuar të mençurisë së popullit shqiptar.
Në parathënien e librit, autori tregon se që në moshë të re ka filluar të mbledhë me kujdes dhe dashuri fjalë të urta, fraza dhe frazeologji në trevat shqiptare në Mal të Zi.
“Unë me këtë desha të jap një ndihmesë kundër harresës, në përtëritjen e traditës kulturore, në ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës së folur”, shprehet Hasanaga, duke treguar për qëllimin e këtij libri. i.k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “748” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat