Thënie që i kalojnë caqet e një aforizmi

“Thëniet e botuara në këtë libër, herë janë poezi, herë janë proza poetike, herë janë filozofi, herë janë mendime të thella që flasin për raportet më të rëndësishme në këtë jetë dhe pas kësaj jete. Prandaj këto thënie i kalojnë caqet e një sentence, e një aforizmi, ngriten deri në thënie filozofike, sigurisht në baza në filozofinë fetare, por kanë edhe origjinalitetin e vet”, ka thënë mr. Haxhi Shabani

Ulqin – Bashkësia Islame në Malin e Zi, gjegjësisht Mexhlisi i Bashkësisë Islame – Ulqin në bashkëpunim me Qendrën për Mirëkuptim Ndërkulturor “Horizonti” organizuan të premten mbrëma në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin përurimin e librit “Në agim të ditës së zgjedhur” të autorit Omer Kajoshaj.
Për librin, i cili është përmbledhje e aforizmave, folën studiuesit dr. Bahri Brisku, mr. Haxhi Shabani dhe Muhamet Nika, duke e vlerësuar atë si një libër të veçantë në shumë aspekte.
Në fjalën përshëndetëse, kryeimami i Ulqinit, Mr. Ali Bardhi, ka thënë se autori idetë dhe mendimet e tij i paraqet duke u bazuar në librin e shenjtë Kur’anin, në hadithet e Pejgamberit a.s., në parimet morale, etike, universale që ka dhe paraqet gjithë shoqëria në mbarë botën. i.k.

Të fundit

më të lexuarat