Pikat në vijim nuk janë program dhe as manifest. Janë një numër mendimesh, një listë e mundësive, sigurisht jo-komplete
1. Ndotja e ajrit duhet të trajtohet brenda kontekstit të luftës klasore dhe ekonomisë politike. Rrjedhimisht, ndotja e ajrit nuk mund të trajtohet si fenomen i vetëm në izolim, por ajo duhet të trajtohet brenda triadës: Kapital, Komoditet, figura e Punëtorit.
2. Ndotja e ajrit nuk duhet të de-politizohet sepse ajo është simptomë e prodhuar, thellësisht, nga konstelacionet politiko-ideologjike.
3. Si simptomë politiko-ideologjike, ndotja e ajrit, rrjedhimisht, duhet të shihet, të analizohet, të diskutohet nga prizmi i drejtësisë sociale dhe diskriminimit e racizmit ambiental, si dhe jo-barazisë ekonomike.
4. Ekziston një tendencë brenda hegjemonisë ekzistuese liberale që ndotja e ajrit të paraqitet si fenomen totalizues: të gjithë jemi brenda një singulariteti negativ (ndotjes së ajrit); të gjithë kontribuojmë në këtë singularitet negativ; faji shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë; të gjithë fajtorët duhet të vuajnë pasojat në mënyrë të barabartë. Kjo, në plotësi, është falsitet.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “801” të revistës Koha Javore

