Të shkruara me ndjenjë të thellë shpirtërore

Brenda tregimeve të këtij vëllimi Karamanaga trajton tema e motive, ngjarje e personazhe, sa aktuale aq edhe të rëndësishme dhe interesante nga jeta e Kalasë së Ulqinit, e cila vlerësohet ndër monumentet më të bukura të trashëgimisë kulturore jo vetëm në rajon por edhe në Adriatik, ku pjesët më të vjetra të mbetura nga bedenat e saj datojnë që nga koha ilire

Gjekë Gjonaj

Në çdo rrugëtim nëpër kohë dhe hapësirë çdo qytet, çdo tërësi urbane ka rrëfimet, anekdotat dhe legjendat e veta, sikurse edhe Ulqini. Një pjesë të tregimeve të këtij qyteti i ka përmbledhur prim. dr. Gani Karamanaga në librin e tij “Në derë të oborrit”.
Kur fillova ta lexoj dorëshkrimin e këtij libri, nuk i besoja vetes se do të më tërhiqnin ato rrëfime artistike t’i lexoja deri në fund, të cilat “prekin” ngjarje të ndryshme në Kalanë e Ulqinit. Gati secilin tregim, legjendë apo anekdotë e lexova si ngjarje dite, kohe, momenti apo ngjarje rastësie, sepse në mes meje e veprës u krijua një “magnet” që më tërhiqte fort – ato rrëfime, që janë copëza të bukura të jetës së Ulqinit. Pata kënaqësinë që gjatë leximit të këtij dorëshkrimi të përjetoja çaste të këndshme dhe të mësoja se fjala është për një autor që qytetin e tij të lindjes e ka në zemër.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “776” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat