Tuz- Pas një donacioni me libra të autorit Ali Gjerçbritaj (letërsi për fëmijë) të dhuruar për SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz nga kryetari i SHAI “Art Club”- Ulqin, Ismet Kallaba, është mbajtur një takim letrar me shkrimtarin Ali Gjeçbritaj, të cilin e organizuan mësimdhënësit e gjuhës dhe letërsisë Shqipe të shkollës “Mahmut Lekiq”.
Nxënësit të cilët i kishin lexuar veprat e shkrimtarit Gjeçbritaj, duke shpalosur një jetëshkrim të punës dhe veprimtarisë së autorit ndër vite në fushën e arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave, fillimisht falënderuan autorin për praninë e tij, duke thënë se Ali Gjeçbritaj gjithë krijimtarinë e tij të deritanishme letrare ia ka dedikuar avancimit të çështjes kombëtare shqiptare, për ç gjë këta nxënës i qenë mirënjohës dhe e falënderuan pamasë për kontributin e tij shumëvjeçar.
Në prani të një numri relativisht të madh të nxënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, shkrimtari Ali Gjeçbritaj ka bërë promovimin e librit për fëmijë “Kopshti i Xixëllonjave“, një libër ky që brenda kopertinave të tij përmban vargje të bukura për fëmijë, me plot figura stilistike, ku përshkruhet një natyrë e gjallë përplot ngjyra, me rreze drite e shprese. Një libër që pasqyron ëndrrat dhe imagjinatat e bukura që ka secili fëmijë, por dhe brengat dhe trazirat që autori i ka shkruar me më stil të veçantë dhe me shumë dashuri për më të vegjlit. t. u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “796” të revistës Koha Javore
