Tuz- Në Qendrën Kulturore- Informative “Malësia” në Tuz, është shfaqur monodrama “Dhembja mund dhembjen”, e interpretuar nga aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Avdi Gërvalla, një shfaqje e bazuar në antologji të poezive nga Bahri Fazliu, Asdreni, Azem Shkreli dhe Avdi Gërvalla.
Kjo monodramë u mirëprit shumë mirë nga një numër i vogël i artdashësve në sallë, duke qenë se shfaqje të tilla kulturore nuk janë dhe aq të shpeshta në Malësi, për të mos thënë mungojnë dukshëm.
Monodrama “Dhembja mund dhembjen” e cila është interpretuar në zhanrin muzikor duke luajtur në instrumente tradicionale dhe moderne, përmes të cilave shfaqet e vjetra dhe bashkëkohorja, pasqyron nëpërmjet tingujve muzikorë jetën e një djaloshi që nga fëmijëria e deri në moshën e pjekurisë, të një djaloshi me virtyte të larta që ishte i përkushtuar ndajë familjes dhe shoqërisë. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “804” të revistës Koha Javore
