Të flasësh për një temë të tillë është paksa e vështirë pasi që domodso rrezikon që teksti nga lexuesi të përceptohet në mënyra të ndryshme, ose thënë ndryshe në mënyrë individuale të secilit që merr përsipër të lexojë për këtë temë. Dekadave të fundit sa kishim filluar të mësoheshim me idenë që të drejtat e femrës, të cilat njëkohësisht janë edhe të drejtat themelore të njërzimit janë duke u fuqizuar, por dy vitet e fundit treguan qartazi që jemi po aq larg sa ishim në fillim. Mjafton të fillojmë sprovën tonë me një nga shtetet që supozohet që njihet për liri dhe demokraci – SHBA-në e cila kthen në pushtet ligjin kundër abortit. Kjo do të thotë se tashmë të abortosh një fëmi është e paligjshme, madje edhe e dënueshme. Në SHBA as që bëhet më fjalë të kryhet një gjë e tillë. Edhe kjo nëntemë sjell debate të ndryshme mes asaj së kur duhet apo kur nuk duhet të bëhët një gjë e tillë. Mes atyre që nuk mund të kenë fëmijë, dhe mes atyre që mund të kenë por refuzojnë, mes atyrë që bëjnë fëmijë dhe në fund i braktisin ata, mes njërëzve të fesë e atyre moralistëve të tjerë që bëjnë moral pa ditur se çfarë është morali në të vërtetë. Por e vërtëta është dhe mbetet që ne i djmë pasojat e veprimeve tona dhe këto veprime nuk duhet t’i diktojë e as t’i kufizojë askush tjetër përveç vetja jonë. Nesë një nga këto shtete me fuqi të madhe kufizon të drejtën e zgjedhjes së lirë të jetës atëherë çfarë presim nga shtetet tjera? Pothuajse nuk na bën përshtypje fare që Irani fillon e vret vajzat dhe gratë thjesht se refuzojnë të mbajnë shami në kokë.
Dikush njëherë më patë thënë që koha e feminizmit mbaroi, se tashmë termi feminizëm është vulgar pasi që të drejtat e një femre janë aty. Sipas tyre ti ke të drejtë të punosh, votosh, arsimohesh dhe edukohesh, ke të drejtë të shprehësh lirë mendimin etj. Unë qesha, sepse e di që jemi akoma larg derisa feminizmi si lëvizje të mbarojë. Përderisa unë matem dy herë a të veshi apo jo një fund të shkurtër nga frika se do të gjykohem, përdhunohem e mbi gjitha akuzohem se vetë e kërkova se dola me një veshje të tillë jashtë. Përderisa shkolla për shumë vajza është tabu dhe e vetmja zgjidhje ose shpëtim është martesa. Përderisa nesë një martesë rezulton e dhunshme, se fjala divorc të kthen në një grua dështake, se sinonimi i femrës është durimi, përderisa të thyhet çdo paragjykim mbi fjalën femër! E ti më thua mbaroi si lëvizje! Më beso, unë e para do të dilja në rrugë dhe me gjithë zërin tim do bërtisja: më në fund mbaroi! Por deri atehërë, deri sa të shoh çdo femër në çdo cep të botës të jetojë e lirë si don vetë, më vjen keq por mbetem FEMINISTE!
Donika Lulgjuraj
