Tuz- Në QKI “Malësia” në Tuz, të premten mbrëma është dhënë drama “Burra pa gra”, me regji të Kushtrim Mehmetit dhe në interpretim të aktorëve, Fisnik Sykaj e Agon Balaj, ndërsa producent i shfaqjes është Faik Zekaj.
Kjo shfaqje e përbërë prej autorëve: Mon Kafka, Lon Goni dhe Mero Gavrani, është pritur shumë mirë nga një numër i vogël i ndjekësve në sallë, meqënëse interpretimi i aktorëve ka qenë shumë i këndshëm dhe profesional.
Drama “Burra pa gra”, ka si tematikë raportin babë- bir, prej fillimit të jetës së tyre deri në moshën e tyre të thyer, një tematikë e cila pasqyron se si trajtohet djali nga baba dhe ky i fundit nga djali të cilët jetojnë pa gra pasi gjatë lindjes i vdes nëna djalit dhe babai nuk martohet më asnjëherë. Nga ana tjetër, djali martohet disa herë dhe lind disa fëmijë por asnjëherë nuk i shkon jeta për së mbari. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore
