Studim i vyer dhe kompetent

Punimi i Ali Bardhit nuk është subjekt arkeologjik, por kërkim profesional në terren, si dhe dëshmi epigrafike dhe e traditës skulpturore dhe dekorative të gurvarreve

Dr. Moikom Zeqo

Libri “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” me autor Mr. Ali Bardhin është botim i “Art Club”-it, Ulqin, 2016. Është pa dyshim një botim i rëndësishëm shkencor i kulturës mortore të shqiptarëve të Anës së Malit – Ulqin në Republikën e Malit të Zi, në harkun kronologjik fillimi i shekullit XVIII deri në gjysmën e shekullit XX.
Projekti i këtij botimi është realizimi i një projekti për hulumtimin dhe studimin e varrezave të trevave të Anës së Malit, Ulqin, që nisi në vitin 2012 dhe përfundoi në vitin 2015, ku kanë dhënë ndihmesë edhe disa bashkëpunëtorë shkencorë si Ermal Nurja, dr. Nail Draga, mr. Behlul Kanaqi, Gazmend Kovaçi, Ismet Kallaba, fotografi Krenar Kurti etj.
Claude Levi Strauss, antropologu i madh francez, ka thënë se kultura mortore me simbolikën e saj është ciklike dhe shpesh e konvertueshme në konceptimin botëkuptimor të jetës së një populli, ku edhe akulturimet alternative nuk e zhbëjnë dhe nuk e metamorfizojnë dot vetëdijen etnike të etnogjenezës. Pra, shkëputjet historike nuk janë në hiatus, por në një bashkëveprim dhe sintezë nocionesh dhe praktikash ceremoniale dhe përfaqësuese.
Mbasi edhe unë, me modesti, kam bërë disa hulumtime për dëshmitë arkeologjike ilire dhe arbërore në hinterlandin e Ulqinit dhe të Shasit, për kulturën urbane si një fazë më cilësore dhe me atributin e rezultantes historike, mund të them se treva koncentrike shqiptare me tiparet qendrore të Ulqinit të shekujve është një imazheri e lexueshme e kontinuitetit të sigurt dhe të pandalur.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “796” të revistës Koha Javore

 

Të fundit

më të lexuarat