Stina e dasmave

Ka plot raste që i zoti i dasmës, pak ditë më pas, ta zërë kokën me grushte nga borxhet e mëdha që është zhytur, ende pa i ardhur veshët nga zhurma e tupanave. Rrëqethet i tëri, kur sjell në mendje “fustanin e bardhë” të pa identitet, të cilin e ka paguar mijëra budallallëqe, e tani i duket si fantazmë! Katër – pesë gra në dasëm të veshura me veshje kombëtare, katërqind të tjera të “paveshura” fare! Dhuratat e dasmës të gjitha të njëjta, të palogjikshme si vetë dasma!

Hajrudin S. Muja

Unë nuk parapëlqej të flas shumë për “dasmën tradicionale” ose siç e quajnë në disa vende “Dasma e Kanunit”, që hidhte në erë gjithë ekonominë e familjes dhe i duhej një kohë e gjatë për ta rimarrë veten. Relatorët shpeshherë kanë shpjeguar për të tilla dasma ndër shqiptarët, dasma që zgjatnin një javë dhe në të cilat dasmorët rrinin në “sofër” nga 7-8 orë, duke ngrënë e duke pirë? Ata flasin gjithashtu edhe për shpenzimet e mëdha, të cilat familjet e varfra i bënin për një dasëm! Cili popull tjetër ka flakur gjithë ekonominë e familjes për një dasmë dhe ka investuar gjithë ekonominë e shtetit për të ndërtuar bunkera?! Ndoshta do të ishte më mirë t’i bëjmë hesap në llogari të së kaluarës, por përveç që janë shtuar zgjedhimet e foljes në kohën e tashme “martohen” dhe në kohën e ardhshme “ndahen”, as sot nuk kanë ndryshuar shumë gjërat!

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “771” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat