Sprovë e vlertë për rrjedhat e gazetarisë shqiptare në Malin e Zi

Një nga tiparet dhe veçoritë më karakteristikë të kësaj vepre është tematika dhe problematika. Ajo është e gjerë, e larmishme, gjithëpërfshirëse, sa interesante, aq edhe shoqërisht e dobishme

Prof. dr. Hamit Boriçi

Kolegu Ali Salaj, gazetar, publicist, redaktor përgjegjës i gazetës “Koha javore”, që nga numri i parë i saj e deri sot, del këto ditë para audiencës së gjerë, politike, kulturore e profesionale në Malin e Zi dhe kudo në botën shqiptare me një libër të ri dinjitoz.
Që në krye të herës shfaq mendimin se kemi të bëjmë me një libër, sprovë, kontribut në dituritë për realitetet historike e bashkëkohëse të medias shqiptare në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Arritjet në këtë tekst shihen:
Së pari, në strukturën e mirëkonceptuar, në përshtatje me kohështrirjen e mediave në gjuhën shqipe në këtë rajon, organizuar me dy kapituj madhorë. Kjo i ka dhënë dorë autorit për të shqyrtuar, përshkruar e trajtuar çështjet më themelore të ecurisë dhe të problematikës së mediave. Në kreun e parë, krahas të dhënave e njohurive historike, marrim dituri për sfida e përjetime që lidhen me brendinë ideo-politike, misionin dhe rolin e gazetarisë shqiptare. Ndërsa në kreun e dytë, të titulluar “Kroki” (shprehje kjo e huazuar nga arti figurativ që nënkupton “vizatimin e shpejtë dhe të lehtë me vija të thjeshta dhe me pak detaje) janë përmbledhur disa skicë-ese të shkurtra, që, siç i karakterizon autori, janë “shkrime me tone kritike për dukuri të ndryshme shoqërore, por edhe të natyrës politike”. Enkas u referohemi disa prej këtyre shkrimeve me elementë editorialë të natyrës teorike dhe të praktikës profesionale. Në to parashtrohen ide e probleme që motivojnë titullin e librit “Mediat dhe kriza e identitetit”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “773” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat