Rrëfimi 1
Plazhi I qytetit. (plazhI I vogël) – është në formën e gjysmërrumbullakët, e ndërhyrë
ne kodrën e Pini eshit: Kufizohet ne nië anë me Kalanë e lashtë dhe në anën tietër me siujdhesën Suka.
Rëra (rana) eshté e ngjashme si aio e Plazhit të Madh, dhe e cila këtu arrin prei lumenjve shqiptarë: Buna, Kiri, Drini- Rryma e detit nën ndikimin e erës (frymës) juglindore si edhe rrymave të përafërta të bregdetit te Ulqinit. Ajo më së pari ndalohet te gjiri i porto Milenës dhe mandej deri te gjiri i Ulqinit. Hulumtimet e para lidhur me rërën e Ulqinit i kanë bäre shkencëtarët italianë ne vitin 1919.
Karakteristikat: giatësia 300 m, giéresia 15-25 m, vegjetacioni ne afërsi: pyll l pishave,
ullinjtë, lulishtet e rregulluara ne afërsi të shëtitores (korzoja).
Afërdita e shumë restoranteve, objekteve për argëtim, kulturë.
Afërsia e marinës për anije të vogla dhe peshkim.
Rrëfimi 2
Sirenë mitologjike
Hyra ne agjenci. Prapa tavolinës ishte një grua e moshuar. Edhe tash ishte bjonde, e përkulur, e lodhur nga hallet e jeta.
Kujtimet
Fundi i qershorit te vitit 1966. Kemi ardhur nga studimet : Rexhep Spuzha edhe unë nga Beogradi, un kishe kryer vitin e dytë kurse Rexhepi vitin e parë të Mjeksis, Hajdar Axhemi nga Sarajeva, student ne Akademiné e Muzikes.
Në Plazhin e Qytetit ka pasur turistë, edhe ne vendasit. Shetitshim bregut té detit.Ne cektine luajshin fëmijët e vegjël. Pak ma larg ne afërsi te tyre disa te rinj luajnin volejboll.
Para se te fillojmë larjen ne det kemi shëtitur ne afërsi té detit.
Gjiro i parë:
Kemi ecur ngadalë prej fillimit te plazhit né afärësi të Shkallëve te Peshkaxhive deri te Mendreqi. Te shkallët e treta -hyrja në plazh, në breg ishte e ulur: bjonde me flokë te gjata, lëkura pak e skuqur prej diellit, me syza për diell.
Gjiro i dytë:
U ofruam vendi ku ishte vajza e bukur. Ajo ishte duke hyr për t’u larë në det. Trupi, siluetë si ta kishte krijuar ndonjë piktor, pas 100 metrave u hedh në ujë, filloi për të notuar.
Gjiro i tretë:
Vajza po u ofronte bregut. Flokët e gjata deri ne gjysmë të shpinës, pikëzat e ujit ndriçonin
fytyrën e saj, shikonte drejtë..
“Sirenë mitologjike” -mendova.