Shpalosja e bukurive të trashëgimisë kulturore

Shaban Hasangjekaj

“Kur ballafaqoheni me lëndë aq të pasur çfarë është ajo e prezantuar në monografinë e autorit mr. Halil Markishiq dhe kur pranë saj keni edhe detyrim të shkruani diçka mbi të, atëherë ndaleni duke mbetur pa fjalë. Ndjehemi të pafuqishëm dhe thoni: po këtu e tëra është thënë. Dhe vërtet ashtu është. Libri me titull ‘Thesare të rëndësishme kulturore të Gucisë’ (Kulturne znamenitosti Gusinja) përfshin të gjitha faktet relevante, është i pasur me të dhëna të domosdoshme, tërësisht përpunon temën e dhënë dhe nuk lë shumë hapësirë për ndonjë plotësim ose korrigjim”, shprehet recensenti dr. Fatih Haxhiq në fillim të recensionit të tij. “Ato që kolegu bashkëvendës i autorit, shkrimtari dhe piktori akademik Ibrahim – Ibro Rekoviq është përpjekur t’i përjetësojë me fotografi, vizatime e grafika, pra të ruajë peizazhet në zhdukje, kopshtet, oborret, sokaqet, kullat dhe vlerat e tjera të Plavës dhe Gucisë, që Zuvdija Hoxhiq, Husein Bashiq dhe Bajram Rexhepagiq janë përpjekur që me romane dhe me krijime në prozë, të gjitha ato autori Halil Markishiq është përpjekur dhe ia ka dalë me koloritin – fotografinë e llojit të vet, faktografitë, faktet e dëshmitë historike dhe fjalën e shkruar.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “755” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat