Shkrimtar i vlerësuar i kulturës shqiptare

Krijimtaria e tij letrare është radhitur dhe përfshirë në antologji të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Është i përkthyer në shumë gjuhë të huaja: në gjuhën angleze, gjermane, franceze, italiane, rumune, maqedonase dhe malazeze. Emrat e shquar të kritikës letrare shqiptare, shkrimtarin Ridvan Dibra e konsiderojnë njërin prej shkrimtarëve më të mirë të gjallë ndër shqiptarët

Plavë – Në organizim të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në orët e pasdites së ditës së hënë, në sallën e vogël të Qendrës për kulturë “Husein Bashiq”, në praninë e një numri të konsiderueshëm të aderuesve të krijimtarisë letrare nga Plava e Gucia me rrethinë, por edhe nga treva e Malësisë së Madhe dhe Ulqinit, të shoqëruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, kryetari i SHAI “Art Club” dhe gazetari Ismet Kallaba, dhe përkthyesi, publicisti dhe kritiku letrar, Nikollë Berishaj, është mbajtur takimi letrar me shkrimtarin Ridvan Dibra.

Duke folur për veprimtarinë letrare të opusit të gjerë të shkrimtarit Dibra, Nikollë Berishaj ka theksuar se deri më tani ai ka botuar 17 romane: 1. “Nudo” (1995), 2. “Kurthet e dritës” (1997), 3. “Triumfi i Gjergj Elez Alisë” (1999), 4. “Stina e ujkut” (2000), 5. “Të lirë dhe të burgosur” (2001), 6. “Triumfi i dytë i Gjergj Elez Alisë” (2003), 7. “Email” (2003), 8. “Kumte dashurie” (2004), 9. “Sesilja ose sexonix” (2005), 10. “Franc Kafka i shkruan të birit (2007), 11. “Stina e macave” (2006), 12. “Kanuni i Lekës së vogël” (2011), 13. “Legjenda e vetmisë” (2012), 14. “Gjumi mbi borë” (2016), 15. “Treni i muzgut” (2017), 16. “Dashurinë e virgjëreshës Madalenë” (2018) dhe 17. “Gruaja që deshe” (2020); tetë tregime dhe novela: 1. “Prostituta e virgjër” (1994), 2. “Eklipsi i shpirtit” (1994), 3. “Vetmia e diellit” (1995), 4. “Mjerimi i gjysmës” (1996), 5. “Vëlla me centaurët” (2002), 6. “Letra nga provinca”, 7. “Unë, Franz Kafka dhe Karta e Bolonjës” (2009), dhe 8. “Në kërkim të fëmijës së humbur” (2010); dhe nga krijime tjera letrare: 1. “Thjesht” (1989) (poezi), 2. “Njl lojë me emrin postmodernizëm” (2007) (studim), dhe 3. “Plagët e Mojsiut” (2010) (poemë)

Moderatorja e manifestimit letrar në fjalë, vashëza simpatike nga Plava, Allma Rugovac, me zë të ëmbël përshëndeti të pranishmit, e mysafirëve të dashur u dëshiroi mirëseardhje e qëndrim të këndshëm në Plavë, me ç’rast edhe e hapi takimin, ndërsa nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe njëherë nikoqiri i takimit letrar në fjalë, Ibër Hoti, në fjalën e rastit, në emër të të pranishmëve vendas dhe të tij personal, falënderoi organizuesin e mbajtjes së takimit letrar me shkrimtarin e njohur shkodran dhe pedagogun universitar, Ridvan Dibra.
Kritiku letrar, përkthyesi dhe publicisti nga Malësia, Nikollë Berishaj, me admirim foli mbi jetën dhe veprimtarinë e begatë të opusit letrar në zhanret e ndryshme krijuese, e pastaj me shkrimtarin zhvilloi dialogun interesante mbi veprën dhe punën e tij krijuese letrare afro 30 vjeçare.
Pasi i përshëndeti të pranishmit, në fjalën e rastit, ndër të tjera theksoi se në vazhdën e veprimtarisë së vet në promovimin e kulturës shqiptare, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka përzgjedhur sot të organizojë një takim me një penë të shquar të letrave shqipe, shkrimtarin e njohur Ridvan Dibra.
Në vazhdim Berishaj tha se Ridvani është cilësuar si një nga pesë shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë të letërsisë shqipe krahas: Ismail Kadaresë, Rexhep Qosjes, Bashkim Shehut dhe Fatos Kongollit.

Për mbresat nga takimi letrar në Plavë, në deklaratën për gazetën “Koha Javore”, shkrimtari Dibra u shpreh: “Unë jam i befasuar sidomos nga mikpritja karakteristike e malësorit shqiptar ndër vite e shekuj, por më bëri përshtypje edhe modelimi nga moderatori Nikollë Berishaj me mjaft profesionalizëm, por është interesant edhe reagimi i publikut, ku pat edhe pyetje mjaft me vend. por unë premtoj që në të ardhmen përsëri do të jem mysafir, kur edhe do të prezantoj ndonjë prej veprave të mia që do t’i sjell me vete, të cilat do t’ia ndaj publikut e lexuesve”, ka përfunduar deklaratën shkrimtari Dibra

Përfundoi studimet në degën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Shkodrës. Punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Kukës gjatë periudhës 1982-1987, kurse në vitet 1988-1994, punoi si gazetar në Shkodër. Që nga viti 1994 punon si profesor i Letërsisë shqipe në Universitetin e Shkodrës.
Për krijimtarinë letrare shumë herë është vlerësuar me shpërblime kombëtare, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë e Maqedoni. Në vitin 2012 fitoi çmimin “Rexhai Surroi”, për romanin më të mirë të vitit në gjuhën shqipe për veprën e tij – romanin “Legjenda e vetmisë”.
Krijimtaria e tij letrare është radhitur dhe përfshirë në antologji të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Është i përkthyer në shumë gjuhë të huaja: në gjuhën angleze, gjermane, franceze, italiane, rumune, maqedone dhe malazeze. Emrat e shquar të kritikës letrare shqiptare, shkrimtarin Ridvan Dibra e konsiderojnë njërin prej shkrimtarëve më të mirë të gjallë ndër shqiptarët.
Pas dialogut më se njëorëshe që Nikollë Berishaj zhvilloi dhe shkrimtarin Dibra, në pyetjet e ca të pranishmëve, shkrimtari u përgjigj me admirim në mënyrë koncize.
Për mbresat nga takimi letrar në Plavë, në deklaratën për gazetën “Koha Javore”, shkrimtari Dibra u shpreh: “Unë jam i befasuar sidomos nga mikpritja karakteristike e malësorit shqiptar ndër vite e shekuj, por më bëri përshtypje edhe modelimi nga moderatori Nikollë Berishaj me mjaft profesionalizëm, por është interesant edhe reagimi i publikut, ku pat edhe pyetje mjaft me vend. por unë premtoj që në të ardhmen përsëri do të jem mysafir, kur edhe do të prezantoj ndonjë prej veprave të mia që do t’i sjell me vete, të cilat do t’ia ndaj publikut e lexuesve”, ka përfunduar deklaratën shkrimtari Dibra. Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat