Shkëmbim përvojash dhe përhapje e kulturës teatrore

“Romeo i varfër” është një dramë konceptuale e përshtatur për nxënësit më të rritur të shkollës fillore dhe për adoleshentët. Qëllimi i saj është t’u japë të rinjve mundësi të tregojnë talentin përmes gjuhës teatrore, por njëkohësisht edhe t’i udhëzojë në sfidat e rritjes dhe pjekurisë

Tuz – Studioja e dramës pranë Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq” nga Plava solli në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz shfaqjen për fëmijë “Romeo i varfër”, me regji të Alija Rexhematoviq dhe autor Todë Nikoletiq.
Shfaqja u dha të martën, më 29 prill 2025, dhe u mirëprit me interes nga publiku i ri.
Kjo shfaqje reflektoi një atmosferë të gjallë dhe të mbushur me emocione, mesazhe të vlefshme dhe shumë buzëqeshje.
E interpretuar në gjuhën malazeze, shfaqja solli përmes humorit dhe satirës një rishikim kreativ të një historie klasike. Aktorët e rinj, me gjallëri dhe imagjinatë, përcollën mesazhe të rëndësishme për të gjitha moshat, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tyre skenik.
Shfaqja ka për qëllim që, përmes shoqërimit, lojës dhe artit, fëmijët të shkëmbejnë përvoja dhe të përhapin kulturën teatrore në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre.
“Romeo i varfër” është një dramë konceptuale e përshtatur për nxënësit më të rritur të shkollës fillore dhe për adoleshentët. Qëllimi i saj është t’u japë të rinjve mundësi të tregojnë talentin përmes gjuhës teatrore, por njëkohësisht edhe t’i udhëzojë në sfidat e rritjes dhe pjekurisë.
Ky është një teatër që na kujton se e qeshura, gëzimi dhe arti janë forca që na bashkojnë dhe se askush nuk i sjell në skenë më bukur se fëmijët.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat