Rozhaja, kryeqendër e këngës për fëmijë

Rozhajë – Për të njëzet e katërtën herë me radhë, Rozhaja ishte vendi i bashkimit të një numri të madh fëmijësh, si nga Mali i Zi ashtu edhe disa vende të Evropës.
Manifestimin “Fjolla e Artë” (“Zlatna pahulja”) e ka shpallur të hapur kantautori i njohur Al Dino. Ai ishte anëtar i jurisë profesionale së bashku me Dragan Dautovskin, multiinstrumentalist i njohur në botë, Tode Nikoletiqin, shkrimtar për fëmijë, aktor dhe skenarist, si dhe mr. Amar Jazhiqin.
Në këtë manifestim me karakter ndërkombëtar, pjesëmarrësit ishin të ndarë në dy grupe. Në natën e parë, të premten mbrëma, morën pjesë 17 interpretues nga Mali i Zi, ndërsa të shtunën, në natën e dytë me karakter ndërkombëtar, kanë marrë pjesë garues nga disa vende të Evropës: Bullgaria, Franca, Kroacia, Kosova, Lituania, Rumania, Maqedonia, Shqipëria dhe Sllovenia. Haxhi Lajçi

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “754” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat