
Këto ditë doli nga shtypi libri i ri i Prof. Palokë Gjergj Berisha.Bëhet fjalë për një monografi për veteranin e arsimit shqip në Mal të Zi, Gjergj Hasanaj që është pikënisje dhe motivim për të vazhduar e kompletuar monografi për veteranët e tjerë shqiptarë të arsimit, shkencës, artit, kulturës, politikës në çdo cep të Ilirisë së shenjët ku flitet shqip.
Prof. Palokë Berisha shprehet: “Tash për tash për mua është më rëndësi të nxjerr në dritë punën 18 vjeçare të Gjergj Mirashit në procesin edukativo-arsimor, aktivitet e lira të nxënësëve dhe angazhimin e suskseshëm për arsimim, shkencën, artin e kulturën shqiptare. Ai në kushte të vështira në vendin e punës arriti për të mbledhur këngë popullore shqiptare në Hot, Grudë, Triesh e Kojë, komunë të Tivarit, Ulqinit e Rozhajës. Shqiptarët në Mal të Zi në kushte tejet të vështira kanë jetuar, krijuar në shkencë dhe art dhe ruajtur të arriturat shkencore, kulturore dhe artin popullor”
Për shqiptarët të administruar nga Mali i Zi nga viti 1878 e këndej kanë qenë me pasoja të rënda për të gjitë fushat e jetës e të krijimtarisë. Nga viti 1878 deri në vitin 1915-1918, e deri në vitin 1941 mohoj kultura shqiptare e nuk lejohej hapja e shkollave shqipe. As periudhat 1941-1944 nuk sollën afirmim të shqiptarëve.
Ndërsa periuda 1945-2018 ka qenë më e volitshme se periudhat të mëpërparshme. Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shkollave fillore e të mesme me mësim në gjuhën shqipe dhe hapja e programit studimor për arsimimin e mësuesve në gjuhën shqipe. Nga këto shkolla e shkollat në Kosovë dhe Maqedoni dolën shkrimtarë dhe intelektualë shqiptarë që dhanë kontribut të rëndësishëm nga gjitha fushat e krijimtarisë njerëzore.
Veprimtaria botuese e Gjergj Hasanajt
1.Punime nga pedagogjia
Analiza e planeve dhe programeve mësimore për shkolla fillore
2.Punime nga gjuhësia dhe letërsia
3.Punime nga historia
4.Punime në gjuhën serbokroate në “Prosvjetni rad”, “Pobjeda”, “Titogradska tribina”.
Gjergj Hasnajt është autor i veprës “Malësori këndon” të cilën e botoi në vitin 1971 me mjete vetjake. Me këtë vepër ngritet lart autoriteti i autorit në botën shqiptare dhe studiuesit evropian dhe botëror.
Në këtë monografi flitet për rolin e Gjergj Hasnajtë për mësimin në gjuhën shqipe, për pagëzimin e shkollës tetëvjeçare në Stjepoh me emrin e heroit kombëtarë “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”. Reagimin e nxënësëve dhe mësimdhënësve pas mbylljes shkollave shqipe në Mal të Zi në vitin 1956.
Mbyllja e shkollave në gjuhën shqipe në vitin 1956
Në periudhën 1954-1958 dolën në skenë ashiqare armiqtë e shkollës shqipe me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Bëhet propagandë e organizuar për mbylljen e shkollave shqipe në Mal të Zi. Për mësim në gjuhën joamtare ishin edhe shqiparët të cilët ishin në radhët e partisë komuniste .
Reagimi i nxënësve shqiptarë ndaj mësimit në gjuhën joamtare
Në pesë vite shkollore ( 1956/57-1960/61) nëxënsit shqiptarë në Shkollën Fillore “B.Strugar” në Ulqin kanë mësuar në gjuhën joamtare. Viti shkollor 1956-57 ka qenë i mbrapshtë për shqiptarët në Mal të Zi. Atë vit shkollor nuk regjistrohen nxënës me mësim në gjuhën shqipe në shkollën fillore të Gucisë.
Edhe në qytezën e Tuzit dhe në shkollën fillore në Kojë mbyllen shkollat në gjuhën shqipe.
Regjistrohet reagimi i nxënësve shqiptarë ndaj mësmit në gjuhën joamtare. Nxënësit e shkollës tetëvjeçare në Ulqin protestojnë kundër mësimit në gjuhën joamtare. Ndërsa nxënësit shqiptarë në Shkollën Tetëvjeçare në Guci reagun në mënyrë të qetë e të organizuar mirë duke braktisur vendlindjen dhe kaluan në Shqipëri..
Reagimi i mësimëdhënësve shqiptarë ndaj mësimit në gjuhën joamtere
Më të zëshëm kanë qenë mësimëdhënësit e komunës së Ulqinit. Posaçarisht u angazhuan: Cafë S.Kuqi, nga Zogajt e Ulqinit, Ramazan Mala, Ana e Malit-Ulqin, Bajram Sella, mësuses nga Brajsha-Ulqin, Bahri Brisku nga qyteti i Ulqinit,Vat Elezaj nga Shtoji i Ulqinit, Gjon Gjekë Lucaj nga Trieshi, mësuses në pension.
Edhe Gjergj Marash Hasanaj në bashkëpunim me ish mësuesin e vet Gjon Gjekë Lucaj kishin qëndrim të prerë se mësimi duhet të jetë në gjuhën amtare shqipe.
Edhe nxënësit e shkollës normale në Prishtinë nga Mali i Zi kanë reaguar ndaj mësimit në gjuhën joamtare në shkollat fillore në Mal të Zi. Në mënyrë të posaçme janë angazhuar: Palokë Gjelosh Berisha, Kolë Martinë Kalaj, Dodë Marash Margilaj, Nikë Zef Kalaj, Xhemal Milla dhe Pjetër Mirdita nga Ulqini.
