Fatmir Llunji
Si do ta analizojmë monografinë “Shkolla shqipe në Ulqin – historiku dhe veteranët”? Si rezyme kemi vetëm një përfundim:
Libri është definitivisht një enciklopedi për shkollën shqipë në Ulqin.
Kur themi enciklopedi, nënkuptohet që i plotëson të gjithë parametrat e një enciklopedie për kushtet e një kohe të vështirë në të gjitha aspektet.
Libri ka kryer edhe një detyrë shumë më rëndësi.
Roli i gruas shqiptare në arsimin në gjuhën shqipe
Ky është vlerësimi i rolit të gruas shqiptare në një mjedis të vogël, tejet të ngarkuar me paragjykimet e kohës, si dhe me rethana ekonomike shumë të vështira.
Por edhe me gjitha këtë, numri i vajzave shqiptare që janë shkolluar ishte domethënës.
Po i numëroj disa prej tyre:
Paulinë Pepgjonaj, Dilavere Alibegu, Sadie Alibegu, Naxhie Alibegu, Hinda Alibegu, Prenë Nikaj, Antonia Pogin-Markoviq, Qothre Pelinku-Llunji, Limone Llunji-Tarani, Medete Brisku, Perihanë Alibegu, Mervete Alibegu, Fetije Buzuku-Hoxha, Violeta Pufja-Ulqinaku…
Shkurt, kjo monografi është pasqyra e aktiviteteve arsimore në gjuhën shqipe për atë kohë e cila ishte koha e fillimeve të mira.
Sinqerisht i falënderoh autorët e kësaj monografie për vullnetin dhe mundin për kryerjen e këtij projekti domethënës në shumë aspekte të arsimit dhe arsimimit në gjuhën shqipe.
(Fatmir Llunji është djali i Qothere dhe Muhame Llunji, i lindur më 1947. Ishte ing. kimie i punësuar në Kriporen e Ulqinit)
