
Aktori i madh Aleksandër Moisiu ishte mjeshtër i aktrimit dhe gjeni i teatrit në skenat më të njohura evropiane dhe botërore.
Ishte fillimi i shekullit XX kur me sukses debutoi në teatrin gjerman të Pragës, pikërisht në vitin 1903, për të vazhduar me rolet e fuqishme artistike në Berlin, Vjenë, Trieshtë, Shënë Petërsburg, Nju Jork e deri në Amerikën Jugore.
Shkrimtari austriak, Franc Kafka u fascinua me interpretimin e tij prandaj e portretizoi në një mënyrë të veçantë duke shkruar se “Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit”. Ndërkaq shkrimtari i njohur gjerman Maks Brod vuri në dukje se “Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për të interpretuar vetë ai Hamletin”.
Moisiu interpretoi një spektër rolesh duke filluar nga Hamleti, Fausti, Oresti e deri tek Edipi, të cilët paraqesin literaturën evropiane të teatrit.
Shkrimtari austriak, Franc Kafka u fascinua me interpretimin e tij, prandaj e portretizoi në një mënyrë të veçantë duke shkruar se “Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit”. Ndërkaq shkrimtari i njohur gjerman Maks Brod vuri në dukje se “Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për të interpretuar vetë ai Hamletin”.
Aleksandër Moisiu paraqet kulmin e aktrimit, i cili arriti të evokojë me lirizëm të hollë personazhet e interpretuara.
Ishte fillimi i shekullit XX kur me sukses debutoi në teatrin gjerman të Pragës, pikërisht në vitin 1903, për të vazhduar me rolet e fuqishme artistike në Berlin, Vjenë, Trieshtë, Shënë Petërsburg, Nju Jork e deri në Amerikën Jugore.
Moisiu interpretoi një spektër rolesh duke filluar nga Hamleti, Fausti, Oresti e deri tek Edipi që paraqesin literaturën evropiane të teatrit.
Moisiu, siç do të shkruante studiuesi shqiptar Xhelal Zejneli “u shqua sidomos për interpretimin e tij origjinal, temperamentin e fuqishëm, thellimin filozofik, lirizmin dhe bukurinë poetike të personazheve. Ka lënë mbresa edhe për zërin e tij që kishte një tingëllim të veçantë”.
Ndërkaq, kontributi i tij aktoresk vazhdon të jetë aktual, frymëzues dhe joshës edhe sot. Ai mbetet një figurë e fuqishme historike për të cilin u shkruan një mori veprash dhe librash biografikë nga autorë të ndryshëm si Bardhyl Kosova, Selman Vaqari, Vangjel Moisiu etj. Në këtë kuadër veçohet libri biografik “Aleksandër Moisiu, Trieshtë-Berlin-Nju Jork. Një legjendë aktrimi” të autorit gjerman Rudiger Shaper, i cili në vitin 2000 e promovoi në gjuhën gjermane në Berlin. Kritiku i filmit Shaper e ringjalli edhe një herë krijimtarinë e aktorit të madh.
Kontributi i tij aktoresk vazhdon të jetë aktual, frymëzues dhe joshës edhe sot. Ai mbetet një figurë e fuqishme historike për të cilin u shkruan një mori veprash dhe librash biografik nga autorë të ndryshëm si Bardhyl Kosova, Selman Vaqari, Vangjel Moisiu etj. Në këtë kuadër veçohet libri biografik “Aleksandër Moisiu, Trieshtë-Berlin-Nju Jork. Një legjendë aktrimi” të autorit gjerman Rudiger Shaper, i cili në vitin 2000 e promovoi në gjuhën gjermane në Berlin. Kritiku i filmit Shaper e ringjalli edhe një herë krijimtarinë e aktorit të madh
Me këtë ikonë të kulturës shqiptare dhe të artit ndërkombëtar është marrë edhe studiuesi që realizoi këtë ekspozitë Pjetër Logoreci. Këto foto të mbledhura në një periudhë kohore prej 7 vitesh e që tregojnë pasionin dhe dashurinë e veçantë të Logorecit, rikujtojnë momente të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë së Moisiut. Janë fotografi nga fëmijëria, familja, dokumente të ndryshme të jetës së aktorit e deri tek imazhet nga interpretimet në film e teatër.
Kjo ekspozitë e hapur në qytetin e Ulqinit është një homazh dhe një rikujtim nga artdashësit e këtushëm për një emblemë të kulturës dhe artit shqiptar dhe të atij ndërkombëtar Aleksandër Moisiu.
( Fjala nga hapja e ekspozitës “Aleksandër Moisiu-njeriu dhe artisti”)
