
Këto ditë doli nga shtypi libri i ri “Republika Kusare e Ulqinit”, i autorit Mustafa Canka.
Deri tani ai ka botuar librat:
“Qyteti komente”,
“Ulqini në Perandorinë Osmane”,
“Paraqitjet interkulturore Ulqini dhe Tivari”.
Të gjitha të botuara në dy gjuhët.
Kusaria në Mesdhe, po aq e vjetër sa vetë historia e saj. Romakët sulmuan shtetin e mbretëreshës Teuta me pretekstin se Ilirët merreshin me kusari.
Historiani i madh Tukididi shkroi se kusarët u përhapën sapo filluan të vendosen lidhjet detare midis vendeve.
Kusarinë e gjejmë edhe te Homeri, Bokaçoja, Servantesi. Poeti gjerman Johan Volgang fon Gëte në veprën e tij “Fausti” shkruan :
“ Që lufta , tregtia dhe kusaria janë një trinitetet i pandashëm”.
Vendet ideale për kusarët ishin kryesisht qytetet në cepin e ndonjë shteti të madh.
Vend i tillë gjatë dy-tre shekujve të gjallërimit nën Perandorinë Osmane ishte “Republika kusare e Ulqinit”.
Shtet i vogël brenda shtetit.
Ulqini, qytet me status të privilegjuar, me strukturë të fortë ushtarake dhe kusarë rebelë e të fuqishëm.
Me karakter të shumëllojshmërisë e aktiviteteve në det.
Lidhur me kusarët e Ulqinit ndërthuret lavdia, trimëria dhe banditizmi, pendimi dhe ndërgjegjja e papastër, hakmarrja.
Epoka kusare e Ulqinit do të përfundojë në mesin e shekullit XVIII.
Më pas, veprimet e kusarëve ulqinakë u dobësuan në Adriatik dhe gjatë dekadave në vijim, nën flamurin e vet ose atë të Tripolit , ata sulmuan anijet në detin Jon, Tirren dhe Egje.
Por, ndonjëherë ishin edhe viktima të kusarëve tjerë.
Ali Hoxha, sundimtar i Adriatikut
Ishte ndër kusarët më të njohur të asaj kohe.
Për kusarinë e Ulqinit kanë shkruar edhe autorët tjerë:
Bahri, Brisku, Ali Llunji, Maksud Haxhibrahimi, Gazmend Çitaku
Autori, Mustafa Canka më mënyrë gjithëpërfshirëse shkruan për kusarinë ulqinake. Për këtë arsye ky është botim i veçantë, i cili hedh dritë në tetë aspektet e kësaj pjese të historisë tonë, detare, ulqinake.
Biografi e shkurtër e autorit
Ka lindur në Ulqin në vitin 1969. Gëzon emrin e Mustafa- Cafo Canka, të cilin të pafajshëm e pushkatoi regjimi komunist në dhjetor të vitit 1944.
Shkollën fillore dhe gjimnazin e përfundoi në Ulqin.
Fakultetin ekonomik, dega e turizmit në Dubrovnik.
Korrespodent shumëvjeçar i radiove gjermane Deutsche Welle dhe VDR nga Mali i Zi. Gjithashtu i mediave françeze.
Anëtar i redaksisë Monitor.