Prindi është mësuesi i parë i fëmijës. E them këtë me plot të drejtë, pasi që hapat e parë fëmija i merr nga prindërit. Sado e rëndësishme që është shkolla me rolin e saj edukativo-arsimor, rrënjën e edukatës si mënyrën e përvetësimit të njohurive, fëmija fillimisht e merr nga familja. Prindërit janë përgjegjës për çdo detaj të jetës së fëmijëve të tyre, nga trajnimi për tenxhere deri tek ngrënia e frutave dhe perimeve. Kur fëmijët më në fund hipin në autobusin e shkollës për herë të parë, shumica e nënave dhe baballarëve marrin frymë lehtë. Më në fund, mund t’ia dorëzojnë një pjesë të atij presioni dikujt tjetër, duke ditur se një mësues i kualifikuar do të sigurohet që fëmija juaj të marrë arsimin që i nevojitet! Por roli i prindërve në arsim përfshin më shumë sesa thjesht t’i çoni fëmijët tuaj të sigurt në dhe nga stacioni i autobusit. Me keqardhje vërej se kjo në shumicën e rasteve duket sikur këta të fundit nuk kanë më kohë të merret me fëmijët e tyre. Fëmija rendin dhe sjelljen e mëson nga prindërit dhe më pas e forcon nga mësimëdhenësit. Sot pothuajse gjithë fëmijët kanë kushtet elementare: janë të pajisur me libra, veshmbathje, ushqim e çdo gjë tjetër që u nevojite për shkollë. Është e vërtëtë që jo çdo fëmijë shkëlqen në shkollë, por refuzoj të pranoj se ka fëmijë budallenjë, thjesht janë dembela. Nga ana tjetër, prindërit duhen të kenë një sistem me të cilin mund të udheheqin fëmijët si psh të kontrollojnë dhe të ndihmojnë në kryerjen e detyrave të shtëpisë. Është e vështirë që fëmija të krijojë shprehinë e të bërit të detyrave nesë prindi nuk e pyet se çfarë ka bërë sot në shkollë dhe nesë ka pasur ose jo detyra. Dakord, fëmijët edhe mund të gënjejnë e të thonë skemi detyra, por edhe kjo mund të vërtetohet lehtë nga një prind i kujdesshëm (në rregull, po e marrë mësuesin/mësuesën në telefon).
Ne si fëmijë, dikur jemi rritur me sistem të lloj-llojshëm nga prindërit tanë. Disa mund të kenë ndikuar negativisht e disa edhe pozitivisht si p.sh kryerje – shpërblim. Kjo do të thotë që prindërit na kanë shpërblyer me një gjë të vogël për kryerjen e detyrave ose me marrjen e një note a suksesi të mrë. Një sistem i tillë duket që në ditët e sotme mungon, pasi që fëmijëve u plotësohet çdo tekë, që nga blerja e një celulari në moshë të papërshtashme, e deri te kërkesat më absurde. Pastaj vjen ajo shprehja “gjithë ditën rri në telefon fëmija dhe nuk i intereson shkolla”. Sipas studime të ndryshme, fëmijët prindërit e të cilëve janë të përfshirë në edukimin e tyre, marrin nota më të mira dhe kanë rezultate më të larta testimi. Dhe sa më shumë të përfshihen prindërit, aq më shumë do të përfitojnë fëmijët e tyre. Fëmijët zhvillojnë aftësi më të mira sociale dhe tregojnë sjellje të përmirësuar kur prindërit e tyre janë të përfshirë në shkollë. Kur fëmijët ndihen të mbështetur në shtëpi dhe shkollë, ata zhvillojnë qëndrime më pozitive për shkollën, kanë më shumë vetëbesim dhe u vendosin një prioritet më të lartë arritjeve akademike. Fëmijët e prindërve të përfshirë në mësim, ndjehen se janë më të pranuar, të përfshirë dhe të respektuar dhe në shkollë. Por prapë kjo nuk mund të arritet atje ku shumica as që marrin pjesë në mbledhje të prindërve të organizuar nga shkolla, mbëedhje këto që mbahen më së pakti katër herë në vit.
Vërtëtë shkolla luan një rol të rëndësishëm si instucion edukativo-arsimor, por të mos harrojmë se shkolla i ka një pjesë të ditës fëmijët tuaj, pjesën tjetër të ditës kthehen tek ju. Nëse ju si prindër nuk keni qëndrim pozitiv ndaj shkollës, atëherë si mund të prisni që fëmija juaj ta ketë? Nëse fëmija nuk u respekton, u kthen fjalën, nuk u druhet, si mund të prisni që të respektojë mësimëdhenësit e moshatarët e vet? Bazat fillojnë nga ju, andaj është e domosdoshme përfshirja e prindit në shkollë nëse doni që fëmija juaj të arrijë sukses në jetë.
Donika Lulgjuraj