“Për mua reflektimi është mbreti i fotografisë së Jetlirit dhe tash për tash, ai e ka kapur esencën, e ka kapur më të mirën e kësaj dhe kam besimin që në të ardhmen ai do të na vijë me një ekspozitë shumë profesionale, vetëm me reflektim”, është shprehur në hapje të ekspozitës fotografja e njohur Rozafa Shpuza nga Shkodra
Në Qendrën Rinore në Tiranë, të enjten është hapur ekspozita fotografike e fotografit të ri nga Ulqini, Jetlir Kovaçi.
Ekspozita është organizuar nga Organizata “New Vision” në kuadër të programeve për nxitjen dhe prezantimin e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe trevat shqiptare.
Fotografja e njohur nga Shkodra, Rozafa Shpuza, ka vlerësuar fotografitë e paraqitura në ekspozitë, duke thënë se Jetliri ka fotografi shumë të mira dhe të përkryera, dhe se ai si i ri shumë shpejt e ka kapur esencën e fotografisë.
“Për mua reflektimi është mbreti i fotografisë së Jetlirit dhe tash për tash, ai e ka kapur esencën, e ka kapur më të mirën e kësaj dhe kam besimin që në të ardhmen ai do të na vijë me një ekspozitë shumë profesionale, vetëm me reflektim”, është shprehur ndër të tjera ajo. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “774” të revistës Koha Javore
