(vijon nga numri i kaluar)
Edhe pse në një tokë të huaj, të rrethuar me popuj të tjerë që nuk kishin as gjuhë e as kulturë të njëjtë, edhe pse nuk patën asnjëherë për tre shekuj me radhë shkolla, gazeta e revista në gjuhën e tyre, edhe pse për tre shekuj u detyruan të përdorin dhe të shërbehen së paku me dy gjuhë të huaja – kroatisht e italisht, arbneshët e Zarës, larg atdheut të tyre të vërtetë, me zili dhe fanatizëm të pashoq arritën të ruajnë ndjesinë e përkatësisë kombëtare dhe gjuhësore. Pothuaj të gjithë arbneshët mburren për përkatësinë e tyre kombëtare e veçanërisht për gjuhën e tyre – arbnishten.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore