Prurje origjinale që formësojnë rrëfimin autonom dhe intim

“Çiltërsia, freskia dhe aftësia kreative e procesit evolutiv në veprën e piktores Majlinda Kelmendi, të cilat e karakterizojnë krijimtarinë e saj, janë shumë evidente dhe me variante të shumta, qoftë në domenin e zgjidhjeve apo zbulimeve artistike monumentale, qoftë në domenin e aplikimit të inovacioneve teknologjike dhe të eksperimenteve”, ka thënë piktori dhe kritiku i artit Qazim Muja

Ulqin – Në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit, të mbushur plot me adhurues të artit, të enjten mbrëma është hapur ekspozita e piktores Majlinda Kelmendi, pedagoge në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës. Ajo i është prezantuar publikut me 33 punime nga cikli “Red Essence”.
Në vështrimin e tij, piktori dhe kritiku i artit, Qazim Muja, ka thënë se në punimet e këtij cikli Kelmendi “niset nga elementet themelore të një rendi imagjinar të elementeve figurative – nga zinxhirët e bardhë, nga zinxhirët e zinj dhe nga ngjyra e kuqe në formë njolle ose të formave të papërcaktuara të shiritave, të cilat elemente përfaqësojnë bartësit themelorë të principit të saj spiritual dhe të njohjes së strukturës mikrokosmike brenda shpirtit, duke shpërfillur kushtimisht ekuidistancën matematikore në kuptimin filozofik, si një përsëritje e vazhdueshme, e cila provokon aftësitë intelektuale dhe logjike të saj, por edhe të shikuesit, për të hulumtuar dhe zbuluar të vërtetën absolute e cila fshihet në misterin e një rendi të krijuar nga vetë ajo”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “776” të revistës Koha Javore

 

Të fundit

më të lexuarat