Fran Gjeloshaj nuk është i panjohur për lexuesin jo vetëm në Malësi por edhe më gjerë. Ai bëri emër me librin e tij të pare”Koja ndër shekuj”.Tash me riplotësimin dhe rifreskimin me fakte e risi të tjera nga jeta e kojasve që solli në veprën “Koja në rrjedhë të kohëve”, do të mbetet emër i përjetshëm, i pavdekshëm
Libri më i ri i Fran Gjeloshajt “ Koja në rrjedhë të kohëve” më erdhi dhuratë nga utori në prag të festave të fundvitit. Përgëzimi më i bukur që mund të më bënte miku im nga Nju-Jorku për Krishtlindjet e për Vitin e Ri. Ky libër pasi e lexova nuk më gëzoi vetëm mua, por do t’i gëzojë të gjithë libërdashësit pasi ta kenë lexuar atë. E them këtë me bindje të plotë, sepse bëhet fjalë për një studim serioz, të thelluar, që flet për një pjesë të arealit tonë kombëtar, për malin apo fisin e Kojës, që gjatë rrjedhave të historisë i ka dhënë shumë Malësisë në veçanti dhe kombit tonë në përgjithësi. Ky është një libër me vlerë. Një monografi e plotë. Një vepër e çmuar për brezat e tashëm e të ardhshëm. Për lexuesin në përgjithësi i cili ka apo do të ketë interesim për të kaluarën e lavdishme dhe heroike të Kojës.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “747” të revistës Koha Javore