POEZI: Ali Gjeçbritaj

SHTRENJTË
Sa shtrenjtë të blenë
Ata që s’të njohën
Kur të njohën
U bë vonë,
Bile shumë vonë.

GABIM
Sot gabova mbase
Nesër mund ta ndreq atë
Jam i paditur për momentin
Nesër patjetër do mësoj.

Nuk jam i keq në shpirt
I pranoj gabimet pa qëllim
Ai që ka shpirt të keq
Gjithmonë mbetet i tillë.

NATË LAKURIQËSIE
Hidhi të gjitha rrobat
Mënjanoje tej rubin e fundit
Jam unë sonte këtu
Në natën e pagojë
Në orën e saj të pa sy e pa veshë.

Sonte më janë verbuar sytë
Më janë shurdhuar edhe veshët
I sakatuar në mes të natës jam
Me hënën që lëvizë në kohën që ikë.

Largoi të gjitha mbathjet, u dogjëm prush
Freski e trupit të zhveshur shtrirë në etje
I bëj poza qetësisë së natës
I zgjuar me sy të mbyllur e qepalla të ngatërruara.

Duart i kam shtënë në xhepat e trupit tim lakuriq
Ti ndjekë rrugëtimin e hënës në errësirë
Iku edhe kjo natë, koha s’kthehet dot
Nesër drita do zbardhë, dita do dalë
Sutienat sonte morën frymë ndryshe
Natë lakuriqësie në mëkate të pabëra.

MBAJË MEND
Më dha një të shtyme që të rrëzohem
Tjetri një dorë që të ngrihem
I mbaj mend të dyja si sot
Koha nuk i hoqi nga zinxhiri i moteve
Janë dëshmi kujtese që s’harrohet?!.

VJEDHJA E HËNËS
Mbete në imazhe gjithë kohën
Të vodha nga qielli
Nga atje lart të kapa me dorë
Të barta heshtazi ndër mote
Në shpatullat e mia pa peshë
Ia vodha gjithësisë tërë atë bukuri
Në dhomë të mora fshehurazi
Terrin e natës e ndriçove sonte
Pa u nda nga qielli i gjithësisë.

Të fundit

më të lexuarat