Poet më ka bërë jeta e vështirë

“Në këtë përmbledhje poezish, poeti Jaho Kollari na vjen me një harbim të ri vargu, në përpjekje të mënjanimit të damkës që i është qepur si një qen i çartur filozofisë së jetesës së qytetit të tij. Këto shfaqje e bezdisin atë pa masë sa, aty-këtu, na del si një gjahtar i shkathët i tyre duke u përpjekur t’i vë në pah sidomos përmes sarkazmit dhe ironisë. Vetë poezia ‘Rabiat’ (që njëkohësisht është edhe titulli i librit) s’të lë asnjanës, një paqenësi kjo që rri si fantazëm mbi kasaba e të cilën patjetër duhej luftuar, çfarë bukur bie në sy në vargjet e këtij libri”, është shprehur udheheqësi i përurimit, Gazmend Çitaku, duke lexuar recensionin e tij që është pjesë e librit

Ulqin – Mes miqsh të autorit dhe dashamirëve të letërsisë, të mërkurën (21 qershor 2023), në Atelier Gazi është bërë përurimi i përmbledhjes më të re me poezi “Rabiat” të autorit Jaho Kollari.
Në këtë përmbledhje, e cila është botuar vitin e kaluar nga Asociacioni “Ulqini”, janë përfshirë poezi të krijuara në periudha të ndryshme, që nga vitet ’80 të shekullit të kaluar e deri në vitin 2022.

“Poezia e Jaho Kollarit ka një shtrirje interesante estetike në shumë dimensione, me një brendi bashkëkohore me të cilën qartas thuren vargjet në hapësirë dhe kohë. Këto vlera janë vargje psikoanalitike, të gërshetuara me psikologjinë e
kohës kur janë krijuar, të cilat kuptohen me një të lexuar nga publiku artdashës që i fle në shpirt fjala e bukur poetike dhe jo vetëm”, ka theksuar poeti Ali Gjeçbritaj


“Në këtë përmbledhje poezish, poeti Jaho Kollari na vjen me një harbim të ri vargu, në përpjekje të mënjanimit të damkës që i është qepur si një qen i çartur filozofisë së jetesës së qytetit të tij. Këto shfaqje e bezdisin atë pa masë sa, aty-këtu, na del si një gjahtar i shkathët i tyre duke u përpjekur t’i vë në pah sidomos përmes sarkazmit dhe ironisë. Vetë poezia ‘Rabiat’ (që njëkohësisht është edhe titulli i librit) s’të lë asnjanës, një paqenësi kjo që rri si fantazëm mbi kasaba e të cilën patjetër duhej luftuar, çfarë bukur bie në sy në vargjet e këtij libri”, është shprehur udheheqësi i përurimit, Gazmend Çitaku, duke lexuar recensionin e tij që është pjesë e librit.
Ndërsa poeti Ali Gjeçbritaj ka thënë se Kollari në poezitë e tij shpreh ndjenjat, por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike.
Sipas tij, Kollari vuan për vendin e tij që e do aq shumë, gjë që vërehet te lexuesi i vëmendshëm i cili di ta lexojë poezinë.
“Poezia e Jaho Kollarit ka një shtrirje interesante estetike në shumë dimensione,
me një brendi bashkëkohore me të cilën qartas thuren vargjet në hapësirë dhe
kohë. Këto vlera janë vargje psikoanalitike, të gërshetuara me psikologjinë e
kohës kur janë krijuar, të cilat kuptohen me një të lexuar nga publiku
artdashës që i fle në shpirt fjala e bukur poetike dhe jo vetëm”, ka theksuar Gjeçbritaj.
Në fjalën e tij, shkrimtari Hajro Ulqinaku ka thënë se poezia, proza dhe eseja e Kollarit meriton qasje serioze.

“Unë i kam shumë borxh këtij vendi. Për atë edhe shkruaj më tepër për mjedisin tim të lindjes. Ne si krijues i kemi borxh vendit të vet më së shumti. Problemet që janë të lidhura me jetën tonë këtu janë të shtjelluara në librat e mi”, është shprehur autori Jaho Kollari


Ai ka thënë se Kollari është i veçantë, i jashtëzakonshëm, unikal me poezinë e tij.
“Nuk ka poet që me aq ndjenjë, me aq sensibilitet, me aq lehtësi e qet vargun për vendlindjen si Jaho Kollari”, është shprehur Ulqinaku, duke vazhduar se Kollari është një poet mërgimtar që s’e ka harruar Ulqinin.
Për shkrimtarin Ulqinaku, Kollari jeton me vargjet dhe poezitë e tij, i përjeton gjithmonë ato,
Ai ka veçuar titujt e librave të Kollarit, duke i cilësuar si një gjetje që është pak vështirë t’i zbërthejë lexuesi mesatar. Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe librin “Rabiat”.
“Por shkrimtari nuk mendon si lexuesi mesatar. Ai përpiqet që lexuesin mesatar ta ngrejë më lart”, është shprehur Ulqinaku.
Në bashkëbisedim me udhëheqësin e përurimit Gazmend Çitaku, autori Jaho Kollari ka folur për çështje të ndryshme që lidhen me krijimtarinë e tij.
Në pyetjen se a ndien një lloj borxhi ndaj vendit të tij, të cilit ia kushton pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij, Kollari ka thënë se ne i kemi borxh këtij vendi.
“Unë i kam shumë borxh. Për atë edhe shkruaj më tepër për mjedisin tim të lindjes. Ne si krijues i kemi borxh vendit të vet më së shumti. Problemet që janë të lidhura me jetën tonë këtu janë të shtjelluara në librat e mi”, është shprehur autori.
Kollari është pajtuar me konstatimin e poetit dhe studiuesit të letërsisë Dr. Haxhi Shabani se edhe tek ai ka ndodhur ajo që ka ndodhur te shumë shkrimtarë të tjerë, të cilët kur kanë ikur nga vendi i vet është krijuar një lidhje edhe më e fuqishme me vendin e origjinës.
“Ai që shkon jashtë është shumë i lidhur me vendlindjen. Unë e kam një lidhje shumë të thukët me vendlindjen. Dhe ajo më bën që temat t’i zgjedhi prej këtu”, ka thënë Kollari, duke shtuar se përpos temave që lidhen me vendlindjen, ka poezi të tij që merren me tema të përgjithshme.
Kollari ka thënë se poet e ka bërë jeta e vështirë.
“Për shembull, fëmijëria ose rinia, e cila ka qenë shumë e vështirë. Kur e ke diçka të vështirë, të bën që ti të shpërthesh në një mënyrë, të tregosh diçka që e ke në shpirt”, ka thënë ai.
Duke folur për mënyrën e krijimit të vargut, Kollari ka thënë se ai nuk e zapton vargun.
“Por e kam një përshtypje se ai mua më ngre për hunde dhe më shkapet poshtë e lart.
Ndoshta për atë punë e kam vargun e veçantë”, ka thënë ai.
Gjatë përurimit vargje kanë lexuar vetë autori Jaho Kollari, Gazmend Çitaku, Sami Flamuri etj.
Jaho Kollari u lind në Ulqin, në vitin 1961. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Ka studiuar në Prishtinë, ku edhe ka filluar të merret me shkrime. Atëbotë ka botuar poezi nëpër revista të ndryshme e më vonë edhe librin e parë. Shkruan poezi dhe prozë, sikurse edhe recensione e kritika letrare. Jeton dhe punon në mërgim. Deri tani ka botuar librat: “Shtëpia në mes ullinjve” (poezi), “Terapia” (prozë), “Lidhja me suturë” (prozë), “Plusquamperfekti” (prozë), “Poeti i mijëvjeçarit të tretë” (poezi), “Prokrastinacioni” (poezi), “18+” (prozë), “Ulqinication” (prozë) dhe “Rabiat” (poezi).i. k.

Të fundit

më të lexuarat