Imami ka shpjeguar se të gjitha fetë monoteiste bazohen në të njëjtën filozofi, në ekzistencën e një Zoti dhe se thelbi i të gjithë njerëzimit është njeriu i mirë, i pajisur me vlera morale, pavarësisht se cilës fe i takon
Ulqin – Imami i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Talal Eid, doktor i shkencave islamike, ka qenë të enjten mbrëma mysafir në Ulqin, ku ka mbajtur një ligjëratë mbi rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe begatinë e diversitetit.
Ligjërata e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Podgoricë në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Malit të Zi – BI të Ulqinit, Komunën e Ulqinit, OJQ “Promul”, Qendrën e Kulturës dhe Ndërmarrjen “Trio Pro” ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh të publikut të fushave të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe klerikë të fesë islame dhe ortodokse, të cilët kanë mbushur plot Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin. i.k.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “762” të revistës Koha Javore