Gustav Klimt është një piktor austriak i lindur me 14 korrik 1862 në Baumgarten pranë Vjenës. Është piktor i kompozimeve të karakterit ,subjekteve alegorike, figurave, peisazheve, kartonit mozaik e litografik . Vdiq ne Vjenë me 6 shkurt 1912. Disa nga pikturat më të famshme të tij janë: ,,Puthja” , ,,Alegoritë”, ,,Emblemat” ,,Portreti i një zonje”, etj . Po ju rikujtojmë pak si duket piktura ,,Puthja” sepse e keni parë nëpër zyre, libra , revista, të vizatuara në objekte e sende të ndryshme.
Epo pse jo edhe Klint të puth shqip?!
Pikërisht ,,Puthja” është kthyer në versionin shqiptar përkatësisht në versionin e veriut duke veshur veshjen kombëtare, nga artistja shkodrane Nermin Shurdha e njohur edhe ndryshe si ,, vajza që pikturon muralet e Shkodrës’’ ! Domosdo në qoftë se keni vizituar qytetin e Shkodrës keni hasur në një nga muralet e saj si në vendet publike ashtu edhe private, të tilla si : murali tek Gjimnazi ,, 28 nëntori’’, murali në Shirokë,etj, apo në qoftë se keni pirë kafe pranë lokaleve të tilla si: “Merci”, “Arka” etj. Me profesion ekonomiste, Nermin Shurdha dashurinë për pikturë e trashëgoi nga babai i saj. Prej disa vitesh ajo pikturon nëpër muret e qytetit të saj duke përcjellë botën e saj të brendshme . Madje edhe vet ndërtesën ose thënë më mirë muret në ndërtesën në të cilën ajo jeton gjatë kohës së karantinës e ka shndërruar në art, art i cili përveç se merr jetë plotë me lloj-lloj ngjyrash përcjell edhe mesazhe të shumta dhe emocione.
Gustav Klimt nuk është artisti i vetëm nga i cili Nermin ka gjetur frymëzimin. Përmendim edhe veprën ,, Nata me yje” nga Van Gog e cila gjendet në Shirokë .
Donika Lulgjuraj



