Përshkrim i shumë dukurive, me thekstë veçantë emigrimine popullsisë

Një fshat i përgjumur shqiptar në Mal të Zi, ku shumica e vendasve kanë emigruar në SHBA, është mjedisi i një përralle të hidhur/të ëmbël të tri grave që luftojnë për autonomi. Suta i reziston presionit për të gëzuar burrin e saj të ndjerë, binjak autik, Vezirja dhe Dranja duhet të mësojnë të bashkëjetojnë pasi burri i tyre i përbashkët planifikon të largohet, dhe Fize përpiqet të gjejë një nuse për djalin e saj. Një ardhje e lejlekut shqetëson fshatarët supersticiozë

Tuz – Të prani të adhuruesve të artit filmit, të mërkurën mbrëma më 4 dhjetor në QKI “Malësia” u shfaq filmi i njohur “Lejlek” i regjisorit, Isa Qosja, një bashkëprodhim filmik ndërmjet Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Të pranishëm në shfaqjen e këtij filmi ishin edhe një pjesë e stafit që kanë realizuar këtë projekt kinematografik.
Aktori që mban rolin kryesor në shfaqje, Shkumbin Istrefi tha se për të, ka qenë nder i madh që të jetë pjesë e ekipit realizues të këtij filmi, duke treguar se i njëjti është shfaqur një natë më parë në Podgoricë dhe është pritur shumë mirë.
Producenti, Ivan Gjuroviq u shpreh se shfaqja e të njëjtit film në Podgoricë, është pritur me një interes të madh, duke krijuar një kënaqësi të madhe tek publiku.
Drejtori i QKI-së “Malësia”, Vasel Berishaj tha se regjisori i filmit, Isa Qosja, hulumton jetën dhe fatin e një fshati shqiptar në veri të Malit të Zi, duke thënë se tematika kryesore e filmit është emigrimi shumëvjeçar i popullsisë dhe pasojat e tij, të cilat ky film i përshkruan nga skenat, siç tha, mbresëlënëse dhe emocionuese.
Ndërkohë drejtori i QKI “Malësia” shpalosi disa risi të cilat priten të ngjajnë së shpejti në këtë institucion kulturor.
“Në bashkëpunim me qendrën e filmit të Malit të Zi, së shpejti, salla e QKI-së “Malësia” do të digjitalizohet. Përveç kësaj planifikojmë të fusim një program të rregullt kinematografik, në vitin 2025, gjë që, besojmë do të kontribuojë në popullarizimin e artit në Malësi” tha në mes tjerash, Berishaj.
Ai shtoi se premiera e filmit të sotëm “Lejlek” së bashku me projektet e paralajmëruara, shënojnë për të, fillimin e një periudhe të re dhe të ndritur për kinematografinë në trevën e Malësisë.
Premiera e Filmit me metrazh të gjatë “Lejleku” u dha në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë “PriFest” në shtator të këtij viti.
Një fshat i përgjumur shqiptar në Mal të Zi, ku shumica e vendasve kanë emigruar në SHBA, është mjedisi i një përrallë të hidhur/të ëmbël të tre grave që luftojnë për autonomi.
Suta i reziston presionit për të gëzuar burrin e saj të ndjerë, binjak autik, Vezirja dhe Dranja duhet të mësojnë të bashkëjetojnë pasi burri i tyre i përbashkët planifikon të largohet, dhe Fize përpiqet të gjejë një nuse për djalin e saj. Një ardhje e lejlekut shqetëson fshatarët supersticiozë.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat