Tuz- Rinia e Trieshit me një ceremoni përkujtimore ka kujtuar dy figurat emblematike të arsimit, shkencës e kulturës kombëtare, babë e bir (Gjon dhe Agron Lucaj), në të cilën përveç familjarëve dhe të afërmve të të ndjerëve, janë bashkëngjitur dhe shumë personalitete të fushave të ndryshme jetësore nga vendi, Shqipëria, Diaspora e Kosova, ku nga kjo e fundit kishin ardhur shumë studiues, ish-miq e ish-kolegë të Agronit në kohën kur ai ndoqi studimet në Universitetin e Prishtinës në katedrën e Shkencave Matematiko-Natyrore në degën e Fizikës, të cilët me kumtesat e tyre vlerësuan lart kontributin e pashoq dhe gjurmët e pashlyera të Agronit dhe babait të tij Gjonit për arsimin, kulturën, shkencën e në tërësi për çështjen kombëtare shqiptare në këto treva dhe më gjerë. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “767” të revistës Koha Javore
