Tuz- Në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz u organizua një seminar letrar të cilin e organizoi përkthyesi Nikollë Berishaj i cili kishte ftuar kryetarin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Imerin dhe drejtorin e shtëpisë botuese “Ombra” Z. Gëzim Tafa, të cilët u mirëpritën nga drejtuesi i grupit letrar “Jehona”, Sehad Lulanaj dhe nga një numër i konsiderueshëm nxënësish.
Në këtë seminar letrar është bërë prezantimi i një projekti të shtëpisë botuese “Dituria” të cilin e drejton Z. Petrit Imeri, një projekt që ka të bëjë me përkthimin e letërsisë evropiane në gjuhën shqipe për të cilin në hollësi kanë folur mysafirët nga Tirana.
Fillimisht, përkthyesi Nikollë Berishaj i cili kishte përkthyer së fundmi në shqip librin “Kebaria Vajza që lexonte bukur” i botuar nga shtëpia botuese “Dituria”, ka thënë se përkthimi dhe përkthyesit janë ata që na sjellin gjera të mira prej një kulture tjetër, duke ia prezantuar atë lexuesit shqiptar. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “804” të revistës Koha Javore
