Për një përkthyes të madh, për të cilin media hesht

Është e vërtetë që në vitin 1988 ai mori titullin Monsinjor, Kapelan i Papës, ndërsa më 1992 u emërua Prelat i Shenjtërisë së tij, Papës Gjon Pali II. Por data më e madhe, më universale dhe më kuptimplote e jetës së tij njerëzore është viti 1994, kur Shtëpia Botuese “Drita” në Ferizaj të Kosovës botoi kryeveprën e tij të pavdekshme – përkthimin e plotë të Biblës së Shenjtë

Moikom Zeqo

Ka figura që luajnë një rol të posaçëm në kulturën shqiptare, por për arsye jo shumë të shpjegueshme duken si të padukshme, për ta shtypi hesht, media elektronike gati nuk ekziston dhe vetëm një rrafsh studiuesish dhe specialistësh mund ta kuptojnë humbjen e madhe dhe të pazëvendësueshme, që përfaqësojnë këto figura, kur nuk janë më.
Rastësisht, gjatë një vizite, 18 vjet më parë, në Shkodër, Monsinjor Vinçens Malaj, në bisedë më foli mua, për vdekjen e një mjeshtri të përkthimit në gjuhën shqipe, Monsinjor Simon Filipajt, i pari dhe i vetmi në të gjithë kohërat, që ka përkthyer tërësisht Biblën e Shenjtë në shqip – nga fillimi deri në fund.
U trondita dhe u trishtova njëkohësisht.
Si është e mundur vallë që vdekja e njeriut të mrekullueshëm dhe punëtorit të paepur të përkthimit në shqip, modestit dhe të paharruarit, të heshturit dhe sakrifikuesit të vetëdijshëm të vetvetes, njeriut dhe fetarit të urtë Simon Filipaj, të kalonte gati në heshtje të plotë në mediat, kur kjo vdekje duhej të ishte në qendër të vëmendjes si një humbje e pazëvendësueshme jo vetëm njerëzore, por dhe sidomos kulturore.
Simon Filipaj vdiq më 02. 09. 1999, në orën 04 e dhjetë minuta, në spitalin e Tivarit, në Malin e Zi, në moshën 75-vjeçare.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat