Për çështje lokale, me standarde profesionale

Firma gazetareske e Ali Salajt nuk flirton me lokal-patriotizmin patetik dhe nuk është e rënduar nga kompleksi i “provincializmit”. Në parim, gjakon që çështjet lokale t’i trajtojë ashtu që të jenë në sintoni, mundësisht edhe në koneksion, si me interesat kombëtare ashtu edhe me rrjedhat rajonale, por gjithmonë brenda standardeve profesionale

Anton Gojçaj

Dalja e “Kohës javore”, duke filluar nga shkurti i vitit 2002, shënoi një fazë të rëndësishme për zhvillimin e mediave shqipe në Malin e Zi, veçanërisht të atyre të shtypit. Ali Salaj është redaktori përgjegjës i kësaj gazete që nga numri i parë i saj e deri sot. Gazeta krijoi imazhin e vet dhe në faqet e saj lexuesi mund të marrë informacione për shumë aktivitete në të gjitha sferat (shoqërore, politike, kulturore, por edhe sportive, argëtuese etj.) e jetës të shqiptarëve në Mal të Zi, duke u shndërruar në promotoren e vlerave dhe veprimtarive të tyre, në gjuhën shqipe.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “769” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat