Gjergj Kalaj kishte lindur dhe ishte rritur në atë krahinë historike shqiptare që shënohet me emër-vendet Hot e Grudë, të njohur për traditën e pasur historike e kulturore në të cilën ishin shndërruar në kulte dhe bërë pjesë të pandara të zakoneve kombëtare; besa, fjala gjithmonë e përmbushur, mikpritja, bujaria, burrëria, trimëria, etj, thuhet në mes tjerash në letrën e Rexhep Qoses kushtuar Gjergj Kalajt
Tuz – Me një mbrëmje përkujtimore, të shtunën mbrëma në ambientet e hotelit “Oasis” në Tuz, është bërë promovimi i librit homazh (përmbledhje kujtimesh) për patriotin e shquar të çështjes kombëtare, Gjergj Kalaj të cilin e përgatitën për botim Nasho Jorgaqi dhe Kristina Jorgaqi. Në prani të një numri të konsiderueshëm të familjarëve të Gjergjit, të miqve të tij, të bashkëveprimtarëve të tij, të personaliteteve publike e politike në vend, të mysafirëve nga Shqipëria dhe Kosova, në këtë mbrëmje përkujtimore u fol shumë për veprimtarinë dhe kontributin e madh që Gjergj Kalaj dha prej gati pesëdhjetë vjetësh për çështjen kombëtare shqiptare si për vendlindjen ashtu dhe për komunitetin shqiptar në Nju Jork ku jetoi, por dhe për të gjithë ata shqiptarë që iu drejtuan atij për një hall apo një tjetër. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “829” të revistës Koha Javore
