Pasqyrim i problemeve sociale në shoqërinë bashkëkohore

Vuksanlekaj – Në prani të një numri të konsiderueshëm të publikut, Teatri i Qytetit të Prizrenit ka shfaqur të premtën mbrëma më 6 gusht në Kullën e Vuksanlekajve dramën “Porta për në ferr“ të autorit, Bejt Krasniqi, me regji të Luan R. Kryeziut. Shaqja luhet nga 13 aktorë, ndërsa kryepersonazh është Dani.
Në konspektin e kësaj shfaqjeje teatrale thuhet se kjo dramë përpiqet që të vë në spikamë problemet sociale në shoqërinë tonë bashkëkohore, ku si shkak i varfërisë së tejskajshme, personalitetet politike i kanë zënë postet e tyre qeveritare përmes lidhjeve familjare dhe përmes klaneve mafioze e politike.
Kjo ngjarje zhvillohet diku në Kosovë. Një celulë e vogël prej katër individësh të zhgënjyer nga qeveria që nuk ndërmerr asnjë hap për zhvillimin ekonomik, e veçmas të proceseve kulturore, vendosin të marrin aksion kundër disa personaliteteve politike të cilët janë pasuruar brenda natës nga djersa dhe puna e popullit.
Shfaqja teatrore u zhvillua në ambient të hapur, ndërsa u organizua nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat