Pasqyrim i pasurive të kësaj zone

Tuz – “Bukuritë e Liqenit të Shkodrës”, titullohet ekspozita e fotografive e shpalosur në hollin e Qendrës Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz, ku përmes syrit optik pasqyrohen pasuritë e florës dhe të faunës, si dhe habitatet dhe vlerat kulturore të zonës së Liqenit të Shkodrës.
Nga Organizata Turistike e Tuzit kanë njoftuar se gjatë kohës sa do të zgjasë kjo ekspozitë, do të organizohen aktivitete të ndryshme për nxënësit e shkollave, me qëllim që ata të njihen me florën dhe faunën e Liqenit të Shkodrës, si dhe me rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetësor.
Ekspozita në fjalë do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator, ndërsa u organizua nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve, të cilët bashkë me fotografë nga Tuzi dhe rajoni, janë bashkautorë të kësaj ekspozite.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat