Pasqyrim i ndodhive në sfera të ndryshme të jetës

Ekspozita “Algoritmi simbolik” lidhet me fushën e sigurisë së informacionit. Në këtë kontekst, artistja Majlinda Kelmendi eksploron koncepte të tilla si sekreti, fshehtësia dhe interpretimet e ndryshme të komunikimit me veprat të cilat kanë lloje të ndryshme të shifrimit dhe deshifrimit, si dhe imazhet që përfaqësohen nëpërmjet simboleve, objekteve për të shkaktuar refleksion, nxitjes së diskutimit rreth aspekteve të ndjeshme të privatësisë dhe sigurisë në shoqërinë moderne të digjitalizuar

Tuz – Adhurues të artit pamor patën mundësi të marten mbrëma, më 20 qershor 2023 që të shijojnë ekspozitën personale të piktores bashkëkohore, Majlinda Kelmendi e lindur në Tiranë por që jeton dhe vepron në Prishtinë e cila u shfaq në QKI “Malësia” në Tuz.
Fillimisht për ekspozitën në tërësi foli autorja e kësaj ekspozite, piktorja Majlinda Kelmendi e cila ndër të tjera shpjegoi simbolet që ka përdorur në krijimtarinë artistike, duke thënë se simbolet e vendosura në punimet e saj kanë lidhje pikërisht me këtë temë të algoritmit simetrik.
Ndërkohë të pranishmit i përshëndeti drejtori i QKI “Malësia”, Vasel Berishaj i cili tha se arti ka për detyrë që t’ia japë formën materies me qëllim të prezantimit të një imazhi nga realiteti.

Majlinda Kelmendi ka një opsur të gjerë artisik. Ajo mbaroi studimet themelore në Tiranë, kursa ato pasuniversitare në Prishtinë. Ka qenë pjesëmarrëse me ekspozitat e veta pothuajse në të gjitha kryeqytetet e mëdha botërore. Është shpërblyer me Medaljen e Argjendtë nga Akademia e Arteve Evropiane në Belgjikë, pastaj me Çmimin e Parë me ekspozitën “Ditët e Prishtinës” – Kosovë 2008, Diploma e Meritës “Premio Merliani” në Napoli – Itali, dhe me shumë çmime të tjera të rëndësishme


“Majlinda Kelmendi është e spikatur për punën multimediale, në sfondin e së cilës dominojnë kryesisht ndodhitë në sferat sociale, ekonomike, politike dhe historike, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë global. Punimet janë kohezion specifik i frymës së veçantë artistike në komunikim ndërgjuhësor dhe të artit modern. Teknikat dhe metodat e ndryshme që nga instalimet, vizatimet, pikturimet e gjer tek fotografitë dhe performancat, e bëjnë këtë artiste të veçantë për nga forma, kompozicioni dhe koncepcioni tematik”, tha drejtori i QKI “Malësia”, Vasel Berishaj.
Më tej duke folur mbi atë se çfarë e ka inspiruar artisten në fillesat e krijimtarisë së saj artistike, Berishaj tha se inspirim ka qenë natyra dhe pasuritë e saj, ndërsa më pas veprat e tanishme multimediale me tematika të ndryshme.
Ekspozita “Algoritmi simbolik” lidhet me fushën e sigurisë së informacionit. Në këtë kontekst, artistja Majlinda Kelmendi eksploron koncepte të tilla si sekreti, fshehtësia dhe interpretimet e ndryshme të komunikimit me veprat të cilat kanë lloje të ndryshme të shifrimit dhe deshifrimit, si dhe imazhet që përfaqësohen nëpërmjet simboleve, objekteve për të shkaktuar refleksion, nxitjes së diskutimit rreth aspekteve të ndjeshme të privatësisë dhe sigurisë në shoqërinë moderne të digjitalizuar.
Majlinda Kelmendi ka një opsur të gjerë artisik. Ajo mbaroi studimet themelore në Tiranë, kursa ato pasuniversitare në Prishtinë. Ka qenë pjesëmarrëse me ekspozitat e veta pothuajse në të gjitha kryeqytetet e mëdha botërore. Është shpërblyer me Medaljen e Argjendtë nga Akademia e Arteve Evropiane në Belgjikë, pastaj me Çmimin e Parë me ekspozitën “Ditët e Prishtinës” – Kosovë 2008, Diploma e Meritës “Premio Merliani” në Napoli – Itali, dhe me shumë çmime të tjera të rëndësishme.t. u.

Të fundit

më të lexuarat