Drama “Gjaku i Srebrenicës”, sipas opinionit të të mbijetuarve të viktimave të gjenocidit, është njëra nga projektet më të rëndësishme artistike mbi gjenocidin në Srebrenicë. Siç thuhet në konspektin e kësaj drame – këtë e tregon fakti se kjo shfaqje, me kërkesë të nënave të Srebrenicës, është inkuadruar në kuadër të programit zyrtar të shënimit të përvjetorit të gjenocidit në qendrën Memoriale në Potoçar, e cila ndodhet rreth 6 kilometra në veriperëndim të Srebrenicës
Tuz – Qendra Kulturore Boshnjake – Tuzlla, (Bosnje Hercegovinë), në bashkëpunim me QKI “Malësia” në Tuz, kanë shfaqur dramën “Gjaku i Srebrenicës”, me regji të Nedim Mallkoçekiq, në interpretim të Samir Kariq dhe Nedim Mallkoçeviq, kurse dramaturg dhe producent ekzekutiv janë Kemal Bashiq dhe Edis Bajiq. Kjo dramë e cila u shfaq para një numri të vogël të pjesëmarrësve në sallën e QKI “Malësia”, trajton një histori të plagëve më të mëdha boshnjake , rreth gjenocidit, rreth përgjegjësisë, rreth jetëve të shkatërruara, rreth fatit të dy vëllezërve, Nerminit dhe Kerimit, të cilët me rastin e rënies së Srebrenicës në korrik të vitit 1995, përpiqen të lëvizin drejt territorit të lirë. t.u.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “823” të revistës Koha Javore
