Pasqyrim i gjenocidit nazist ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

“Ditari i Ana Frankut” është bërë një ndër librat më të lexuar në botë i përkthyer në 70 gjuhë të huaja, kurse shtëpia ku ishte fshehur familja Frank “Shtepia e Ana Frankut” në Amsterdam sot është e hapur për vizitorë në të cilën vit për vit tubohet rinia në emër të paqes në botë. Në të gjendet edhe ditari i Ana Frankut që është pjesë e letërsisë botërore

Tuz – Aktorët profesionistë të teatrit të qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”, në prani të një numri të vogël të adhuruesve të kulturës, kanë shfaqur në Tuz dramën “Ditari i Ana Frankut”, të autorëve: Frances Goodrich dhe Albert Hackett, me regji të Drita Begollit, dhe interpretim të: Jahja Shehut, Myrvete Kurtishit, Vlera Pyllës, Ylber Mehmetit, Altina Kusarit, Besfort Berberit, Edmond Hafizademit, Elida Shasivarit dhe të Valon Pallaskës.
Shfaqja “Ditari i Ana Frankut”, reflekton një ngjarje të vërtetë të familjes Hebreje gjermane Frank, e cila ka ndodhur në vitet 1940, gjatë pushtimit nazist të qytetit holandez, pra në periudhën e gjenocidit që është bërë nga nazistët gjermanë ndaj Jahudistëve (Judaistëve), një ditar që e ka shkruar vetë Ana Frank, ku janë dokumentuar ndodhitë që kanë ngjarë gjatë luftës, vrasjet çnjerëzore, bastisjet, përndjekjet, e situatat e ndryshme, pra një ditar real i Frank-ut e cila u shpall poete pas vdekjes së saj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “815” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat