Pasqyrë e një brezi

Me botimin e librit autori e bëri të pavdekshme një epokë me shumë trazira, të cilën e jetoi në vendlindje dhe jashtë saj. Libri “Një jetë e trazuar” është edhe një kalendar historik i dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe i gjithë viteve të shekullit XXI, për Krajën dhe më gjerë

Ali Gjeçbritaj

Kohë më parë doli nga shtypi libri “Një jetë e trazuar” e autorit Muharrem Hardolli. Libri në fjalë është një autobiografi. Hardolli deri më sot ka botuar shtatë libra, kryesisht monografi dhe biografi.
Në librin “Një jetë e trazuar”, autori ka brumosur jetën dhe veprën e tij. Në këtë libër autobiografik, lexuesi do të mësojë për shumë ngjarje dhe veprimtari të autorit dhe jo vetëm. Nuk bëhet fjalë këtu për vetveten, për biografinë e një individi (në rastin konkret autobiografi), por edhe biografi të gjeneratës së tij, që gjithsesi paraqet një arritje dhe realitet të kohës që kemi lënë pas.
Kjo monografi autobiografike vjen në momentin dhe kohën e duhur, kur harresa tenton të ngadhënjejë mbi kujtesën, kur përçarjet na kanë bërë pikë e pesë, siç thotë një shprehje popullore jo vetëm në Krajë por edhe më gjerë, te shqiptarët në Malin e Zi. Vazhdojmë të ecim në udhën pa fund, në rrugën pa krye, duke harruar veprimtarinë dhe punën kolosale shumëdimensionale të brezit të tij ndër vite. Ua kujton ai mes rreshtave autobiografikë të gjithë atyre që ikin kuturu atje ku na udhëheqë mjegullnaja në të cilën nuk po e shohim njëri-tjerin as dy hapa para vetes. Kur sot, vjen përçarësi, ne nuk rezistojmë, por shkojmë vetë tek ai. Ai nuk ka shumë nevojë të përçajë sepse ne vetë jemi të përçarë, më thotë një mik i vjetër e që jeta e ka mësuar më shumë se shkollimi i mbaruar.
Autori Muharrem Hardolli në librin “Një jetë e trazuar” ka mishëruar përmes individit edhe brezin e tij, i cili u ka përballuar furtunave, ka ndalë errësirën dhe i ka bërë ballë stuhisë. Ka sfiduar të keqen.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “794” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat