Panoramë reflektuese mbi marrëdhëniet në Ballkan

Studiuesi, albanologu, filozofi dhe gazetari shqiptar nga Hasi i Qarkut të Kukësit, në librin e vet me titull “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, me përkushtim, maturi dhe dinjitet është përpjekur që lexuesit t’i sjellë një panoramë shteruese të marrëdhënieve midis këtyre tre popujve, sidomos gjatë shekullit XX dhe në momentet aktuale të fillimit të shekullit XXI

Shaban Hasangjekaj

Në fillim të parathënies së librit ai shkruan se shqiptarët, serbët dhe grekët janë tre popuj shumicë dërmuese në Ballkanin Perëndimor e Qendror, duke shtuar se historia e të tre këtyre kombeve deri në fillimin e shekulli XIX ka qenë e mbushur me luftëra për të përballuar fuqitë e jashtme ballkanike, por edhe histori me konflikte të herëpashershme midis tyre, për shkak të ambicieve perandorake të serbëve dhe grekëve, të cilat u trashëguan nga Mesjeta e deri më tani.
Autori në këtë kontekst thekson se luftërat para krijimit të kombeve ballkanike ishin në përgjithësi luftëra principatash, të cilat në të shumtën e herës kishin një ekuilibër të admirueshëm fuqie dhe për pasojë, shqiptarët, ndonëse u tkurrën në trojet e tyre etnike nga dyndjet sllavo-serbe ruajtën identitetin, fizionominë kombëtare, traditat dhe etninë, derisa erdhën të kompaktësuar në kohën e çlirimit nga sundimi osman. Atë botë shqiptarët ishin thuajse homogjenë në katër vilajetet osmane, përkatësisht në atë të Shkodrës, të Janinës, të Shkupit (Kosovës) dhe të Manastirit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “808” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat