Orë letrare për Basri Çapriqin

“Iku nga kjo botë tokësore për të hyrë dhe për të mbetur përgjithmonë në botën e pavdekshme të vlerave letrare të letërsisë shqipe. Basri Çapriqi ishte poet i mrekullueshëm, eseist brilant, studiues i letërsisë dhe mësimdhënës i veçantë, sikurse edhe vepra e tij me ese e poezi, e cila është përfshirë në dhjetëra antologji botërore. Vlera e veprës së tij në fushën e studimeve letrare sikurse edhe ne atë të poezisë dëshmon se Basri Çapriqi do të mbetet ndër poetët dhe studiuesit më të rëndësishëm të hapësirave mbarëshqiptare”, ka thënë prof. dr. Sali Bashota

Gjakova, Ulqini dhe Kruja janë përzgjedhur sivjet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” për mbajtjen e edicionit të gjashtë të manifestimit letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve”.
Dita e dytë e këtij manifestimi, i cili është mbajtur në bashkorganizim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Teatrin Shqiptar në SHBA, është mbajtur të shtunën në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin.
Takimi ka filluar me një minutë heshtjeje për poetin, studiuesin e profesorin e ndjerë Basri Çapriqi, kryetar i Pen Qendrës së Kosovës, i cili u nda nga jeta në muajin janar të këtij viti,
të cilit i është kushtuar pjesa kryesore e këtij manifestimi.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se manifestimi “Muzat e Alpeve” tashmë i ka kaluar suazat rajonale.
Duke iu referuar shkrimtarit të njohur malazez Jevrem Brkoviq, me rastin e ndarjes së Çmimit “Teuta”, ai ka thënë “që historia dhe miqësia e popujve fillon nga shkrimtarët dhe me manifestime të tilla ne mësojmë nga njëri-tjetri, nga jeta e përbashkët e kulturave të ndryshme”.
Nrekiq ka theksuar se si kryetar i Komunës së Ulqinit ndjehet i lumtur që ky aktivitet zhvillohet në Ulqin, “në qytetin që rrezaton kulturë 2500 vjeçare, e ku veprimtaritë e tyre i kanë zhvilluar dhe i zhvillojnë shumë artistë, poetë, dhe shkrimtarë, të cilët me veprimtarinë e tyre zënë vend të rëndësishëm në letërsinë mbarëshqiptare”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “821” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat