Ostros – Në qendër të Krajës, në Ostros, ka hedhur shtat objekti bashkëkohor i Bashkësisë Islame të Krajës.
Edhe pse Kraja është pjesë administrative e Komunës së Tivarit, falë angazhimit të imamit Isuf Kovaçi, nga viti 1980 besimtarët myslimanë të Krajës e shkëputën organizimin me Bashkësinë Islame të Tivarit dhe themeluan kështu bashkësinë e dytë islame në këtë komunë, atë të Ostrosit -Krajës. Me ndarjen dhe pavarësinë e saj, aktivitetet e besimtarëve të Krajës marrin më tepër hov. Kështu, mes tjerash, filluan ndërtimin e objektit të Bashkësisë Islame në Krajë. Me aksione vullnetare të shumta, besimtarët dhe populli i Krajës një vit më vonë, më 1981, hapën lokalet e veta, një godinë njëkatëshe të vogël, por funksionale. A.Gjeçbritaj
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “756” të revistës Koha Javore